Myk, lagështi dhe enë të ndryshkura në kuzhinë, AKU mbyll lokalin e dasmave në Peshkopi (VIDEO+FOTO)

DIBER - Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të kontrolleve për gjithë gamën e produkteve ushqimore në funksion të sigurisë ushqimore ka pasur në vëmendje në veçantë edhe në kontrollin në lokalet e dasmave. Trupa inspektuese e DRAKU, Dibër evidentoi një subjekt me aktivitet “Restorant për dasma” i cili kryente veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare. 

Konkretisht, gjatë kontrollit që AKU ushtroi në subjektin “Drita Markja” Shupenzë, Peshkopi u konstatuan ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara.

Ndaj subjektit me Nipt L76507401U u mor masë administrative gjobë me vlerën 300.000 lekë si dhe masa bllokim i menjëhershëm i aktivitetit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”. Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK