Myler s’pranon shiritin e Gjermanisë
Pep e sulmon fizikisht në stërvitje

Myler s’pranon shiritin e Gjermanisë<br />Pep e sulmon fizikisht në stërvitje
Sulmuesi i Kombëtares së Gjermanisë, Tomas Myler refuzon të mbajë shiritin e kapitenit pas tërheqjes së Filip Lahm. Lojtari në një intervistë shprehet se “Nuk shqetësohem aspak për këtë çështje, madje as që nuk t’ia di.

Unë mendoj se për të qenë një lider nuk është nevoja të mbash në krah shiritin e kapitenit. E rëndësishme është që kur zbret në fushë të japësh më të mirën tënde. Mendoj se ka shumë kandidatë të tjerë potencialë që ndodhen përpara meje në këtë garë për shiritin e kapitenit.

Shvaishtager, apo edhe portieri Nojer janë kandidatë potencialë për të marrë shiritin e kapitenit të ekipit Kombëtar”tha ai.  Sulmuesi gjerman është përfshirë në një incident me trajnerin e tij, te Bajerni gjatë seancës së fundit stërvitore.

Guardiola ka treguar se kërkon me ngulm që çdo urdhër i tij të zbatohet në përpikmëri. E nëse nuk ndodh një gjë e tillë mund ta pësosh si Myler. Guardiola duke e kritikuar për mos angazhimin maksimal në zbatimin e detyrave, iu hakërrye sulmuesit duke e mbërthyer prej qafe.

Imazhet janë fiksuar nga tifozët që ishin të pranishëm duke ndjekur stërvitjen, pasi ishte me dyer të hapura. E ndërsa kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë mes dy protagonistëve, Myler as nuk guxoi që të t’i përgjigjej Pepit.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur