Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social facebook, lidhur me publikimet në medie përsa i përket abuzimit me tenderat në Universitetin e Tiranës, pasi ai është akuzuar nga ish-Rektori i Universitetit, Dhori Kule, për abuzim me tenderat e fondet publike të këtij Universiteti. Koni ka theksuar:

Bazuar në publikimet në media ditën e mërkurë datë 18.04.2018, shpreh mbështetjen personale dhe institucionale për hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Gjithashtu i bëj thirrje Prokurorisë së Krimeve të Rënda të ndërmarrin një hetim të plotë, të shpejtë dhe të thelluar. Në mënyrë të përsëritur, i bëj kërkesë organeve kompetente të drejtësisë të ndërmarrin një hetim të plotë mbi të gjithë aktivitetin financiar të Universitetit të Tiranës në 10 vitet e fundit deri në ditën e sotme.

Mynyr Koni, Rektori i Universitetit të Tiranës