Myrto Uzuni bën rrëfimin prekës nga Spanja: Qaja në dhomë dhe banjë, mblidhja ullinj dhe pastroja garazhe

Myrto Uzuni bën rrëfimin prekës nga Spanja: Qaja në dhomë dhe banjë, mblidhja ullinj dhe pastroja garazhe

Myrto Uzuni

Asgjë nuk vjen rastësisht dhe askush nuk të ofron gjë në jetë pa u përpjekur. Shembulli konkret i forcës së dëshirës dhe karakterit vjen nga Myrto Uzuni, që tanimë në moshën 27-vjeçare është pjesë e Kombëtares shqiptare dhe luan në një nga ligat më të forta në Evropë, në La Liga me Granadan.

Në një bisedë për medien spanjolle "Panenka", beratasi tregon sesi kaluan kufirin me Greqinë në mënyrë ilegale dhe vuajtjet në vegjëli dhe adoleshencë, duke ndaluar edhe stërvitjen.

'Kemi paguar 20 mijë euro për të kaluar kufirin. Në familje ishim pesë veta, hymë nga një pyll, sepse Shqipëria nuk është në Bashkimin Evropian. Ne të gjithë fitonim pak para, por duhej të paguanim dritat, ujin, qiranë, gjithçka. Futbolli ishte ëndrra ime, por në atë kohë ndalova edhe stërvitjen", tha fillimisht beratasi.

Më pas sulmuesi anësor flet edhe për vuajtjet në vetmi, të qarat në dhomë dhe punët e rënda që ka bërë për t'i mbijetuar.

"Shumë net kam qarë në dhomën time, vetëm, në banjë, pa më parë njeri. Nuk doja që prindërit e mi të ndiheshin keq. Kjo më bëri më të fortë. Kam punuar si kamarier, duke larë enët, në ullinj, duke pastruar shtëpi, garazhe…të gjithë në të zezë", tha Uzuni.

Në të shumtën e rasteve, shkëlqimi ka shumë sakrifica nga pas dhe Uzuni është mishërimi i uljes së kokës dhe arritjes së objektivave.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lapraks: 24/11/2023 07:58

    Me pune e deshire dhe karakterin e forte arrin çdo gje. Pastaj fatit i perulemi te tere. Respekte per ty.

    Përgjigju
  • Ergent: 23/11/2023 21:37

    Po jo mos ja fut kot tani se ne ate koh me 20 000 euro shkoje me larg 800 euro per person ka qan me ik ne Greqi gjithsesi ti ke pas objektiv futbollin dhe ne Greqi ke shku me familje qa te themi ne qe kemi shku vetem qe 12 vjeq po tash ke arrit 1 rezultat edhe i shton shifrat si ta thot menja ja thu gazetave ne spanj po thuja ndonjë emigranti ta beson apo jo

    Përgjigju
  • Muzaka i Ri: 22/11/2023 17:46

    Me kombetaren shume dobet,pa rezultat,pune te mbare dhe fat andej nga eshte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë