Asgjë nuk vjen rastësisht dhe askush nuk të ofron gjë në jetë pa u përpjekur. Shembulli konkret i forcës së dëshirës dhe karakterit vjen nga Myrto Uzuni, që tanimë në moshën 27-vjeçare është pjesë e Kombëtares shqiptare dhe luan në një nga ligat më të forta në Evropë, në La Liga me Granadan.
Në një bisedë për medien spanjolle "Panenka", beratasi tregon sesi kaluan kufirin me Greqinë në mënyrë ilegale dhe vuajtjet në vegjëli dhe adoleshencë, duke ndaluar edhe stërvitjen.
'Kemi paguar 20 mijë euro për të kaluar kufirin. Në familje ishim pesë veta, hymë nga një pyll, sepse Shqipëria nuk është në Bashkimin Evropian. Ne të gjithë fitonim pak para, por duhej të paguanim dritat, ujin, qiranë, gjithçka. Futbolli ishte ëndrra ime, por në atë kohë ndalova edhe stërvitjen", tha fillimisht beratasi.
Më pas sulmuesi anësor flet edhe për vuajtjet në vetmi, të qarat në dhomë dhe punët e rënda që ka bërë për t'i mbijetuar.
"Shumë net kam qarë në dhomën time, vetëm, në banjë, pa më parë njeri. Nuk doja që prindërit e mi të ndiheshin keq. Kjo më bëri më të fortë. Kam punuar si kamarier, duke larë enët, në ullinj, duke pastruar shtëpi, garazhe…të gjithë në të zezë", tha Uzuni.
Në të shumtën e rasteve, shkëlqimi ka shumë sakrifica nga pas dhe Uzuni është mishërimi i uljes së kokës dhe arritjes së objektivave.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7398
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sylvinho 'motivon' Cristian Shpendin, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e nëntë në Itali
23 Nëntor, 21:39
-
VIDEO/ Myrto Uzuni shekullor, i gjithë stadiumi i Granadas duartroket sulmuesin e Kombëtares
23 Nëntor, 17:56
-
Napoli parakalon Juventusin, në Itali e bëjnë të sigurt: Ardian Ismajli ka akord me të kaltrit
22 Nëntor, 15:39
-
Babai i Uzunit fjalë të ashpra kundër Sylvinhos: S'ia vlerësuan djersën e sakrificën, as këpucët nuk ia morën në transfertë! Ata i fshinë emrin nga Euro 24
22 Nëntor, 14:26
-
Kristjan Asllani pret edhe një shans nga Interi, më pas në diskutim e ardhmja! Projektohet nga minuta e parë
22 Nëntor, 13:30
-
Sylvinho 's'e ka parë' ende, Fiorentina ofron 10 milionë euro për Cristian Shpendin
22 Nëntor, 11:11
-
Armando Broja lë pas dëmtimin, Everton 'i ndryshon' skuadër
22 Nëntor, 10:20
-
Shtyhet inaugurimi, Barcelona rikthehet me vonesë në 'Camp Nou-n' e ri
21 Nëntor, 16:07
-
Ardian Ismajli magjeps Conten, Napoli 'sparkatë' Juventusit për mbrojtësin e Kombëtares
21 Nëntor, 08:56
-
Asllani i dërgon 'sms' Inzaghit: Gati të zëvendësoj Calhanoglu, jam 22 vjeç dhe ndihem i rritur
20 Nëntor, 21:31
-
Dështimi në Ligën e Kombeve dhe formacioni, përplasje në Kombëtare! Kapiten Ismajli e Uzuni dalin publikisht kundër Sylvinhos
20 Nëntor, 16:43
-
Uzuni del hapur kundër Sylvinhos: Prisja ta nisja titullar, te Granada jam i padiskutueshëm! Zinchenko: Shqipëria kombëtare e shkëlqyer
20 Nëntor, 12:07
Me pune e deshire dhe karakterin e forte arrin çdo gje. Pastaj fatit i perulemi te tere. Respekte per ty.
PërgjigjuPo jo mos ja fut kot tani se ne ate koh me 20 000 euro shkoje me larg 800 euro per person ka qan me ik ne Greqi gjithsesi ti ke pas objektiv futbollin dhe ne Greqi ke shku me familje qa te themi ne qe kemi shku vetem qe 12 vjeq po tash ke arrit 1 rezultat edhe i shton shifrat si ta thot menja ja thu gazetave ne spanj po thuja ndonjë emigranti ta beson apo jo
PërgjigjuMe kombetaren shume dobet,pa rezultat,pune te mbare dhe fat andej nga eshte.
Përgjigju