Myrto Uzuni drejt lamtumirës, Granada humbet 13 milionë euro

Myrto Uzuni drejt lamtumirës, Granada humbet 13 milionë euro

Myrto Uzuni

Myrto Uzuni pritet të largohet nga Granada gjatë verës. Rrëzimi i mundshëm në La Liga 2 do e bëjë më të lehtë kalimin e 28-vjeçarit në një tjetër klub, edhe për shkak se i hiqet barra e klauzolës.

Në kontratën e firmosur mes palëve, Uzuni dhe Granada ishin dakordësuar se në rast të qëndrimit të ekipit në La Liga, beratasi nuk mund të largohej pa 25 milionë euro.

Ndërkohë një rikthim në La Liga 2 do bënte që vlera e uzunit të përgjysmohej dhe të ishte 12 milionë euro. Kështu, të gjitha klubet që janë pas anësorit të Kombëtares mund të futen në negociata me agjentin e tij dhe klubin për të gjetur një ujdi.

Në 29 ndeshjet e këtij sezoni, Uzuni ia ka dalë të shënojë nëntë gola dhe të asistojë një herë, duke qenë më i miri për Granadan, por pa ia dalë të nxjerrë ekipin nga vendi i parafundit.

28-vjeçari u bashkua me Granadan në janarin e 2022, teksa ka kontratë me spanjollët deri në verën e 2026, por pa klauzolën që i dyfishonte vlerën.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi