Myrto Uzuni mbetet në La Liga, e kërkon ish-skuadra e Sadikut

Myrto Uzuni mbetet në La Liga, e kërkon ish-skuadra e Sadikut

Myrto Uzuni

Myrto Uzuni është dëshirë e disa klubeve në La Liga. Për sulmuesin e Kombëtares së fundmi ka shfaqur interes edhe Las Palmas, klubi nga Ishujt Canarie që ka siguruar qëndrimin në elitën e futbollit spanjoll.

11 golat e këtij sezoni në La Liga dhe 23 të sezonit të parë në La Liga 2 kanë bërë që për beratasin të ketë interes të shtuar. Granada duket se nuk do mbijetojë në La Liga dhe kjo do sjellë një largim të pashmangshëm të Uzunit nga klubi ku ka kontratë deri në verën e 2026.

Mediet në Spanjë tregojnë se nuk përjashtohet mundësia e një huazimi me të drejtë blerje. Kështu, pas Sevillas që prej kohësh ka shfaqur interes për Uzunin edhe Las Palmas është në garë për t'i marrë sulmuesin Granadas.

Kjo nuk do jetë hera e parë që me Las Palmas luan një sulmues nga Shqipëria, pasi në sezonin 2021-22 ka qenë Armando Sadiku pjesë e klubit 'të verdhë'. Vlera e Uzunit në treg sipas 'Transfermarkt' është 10 milionë euro.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit