Myrto Uzuni ka marrë çmimin e lojtarit më të mirë në Segunda Division në Spanjë, për sezonin e kaluar. Me 23 gola dhe pesë asistime, beratasi ishte pika më e fortë e Granadës, me këta të fundit që u ngjitën në La Liga duke u shpallur kampionë në ligën e dytë.
27-vjeçarin ishte pjesë e një ceremonie në Madrid, me kreun e Federatës Spanjolle të Futbollit, Havier Tebas që i dha çmimin sulmuesit të Kombëtares. Edhe këtë sezon në elitën e futbollit në Spanjë, Uzuni është lojtari kryesor i Granadës, teksa deri në këto momente ka shënuar katër gola.
Ndërkohë, Granada është përjashtuar nga Kupa e Mbretit pas aktivizimit të portierit Adrian Lopez, i cili nuk ishte i federuar. Granada fitoi me rezultatin 0-3 në transfertën e Arosa-s të enjten e kaluar në Kupën e Mbretit, megjithatë klubi ku luan sulmuesi Myrto Uzuni u përjashtua nga Federata Spanjolle e Futbollit, pasi theu rregullat.