Myrto Uzuni 'u lë targën' kundërshtarëve, beratasi protagonist në Spanjë! Granada siguron vendin e parë (VIDEO)

Myrto Uzuni 'u lë targën' kundërshtarëve, beratasi protagonist në Spanjë! Granada siguron vendin e parë (VIDEO)

Myrto Uzuni

Granada po fiton 2-0 me Lugon për javën e 40-të në La Liga 2 të Spanjës. Protagonist në këtë ndeshje për të tijtë ka qenë edhe Myrto Uzuni. Sulmuesi i kombëtares shqiptare "i la targën" kundërshtarëve në minutën e 17-të të ndeshjes dhe asistoi bukur për Puertas, me beratasin që i ofroi një gol të lehtë shokut të skuadrës.

Shpejtësia dhe driblimi i Uzunit nxorën jashtë loje mbrojtjen mike, me Uzunin që "shpërtheu" ne krah për golin e parë. Vetëm 5 minuta pas golit të parë, Granada shënoi edhe të dytin me Zaragoza, për avantazhin e dyfishtë që e dërgon momentalisht në krye të renditjes me 69 pikë, dy më shumë se Las Palmas që ka një ndeshje më pak.

Kujtojmë se ky sezon është brilant për 27-vjeçarin shqiptar, që ka shënuar 22 gola dhe mban kreun e listës së golashënuesve, teksa ka asistuar edhe pesë herë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër