Myrto Uzuni vazhdon rebelimin, drejtori i Granadas: Të paguajë 12 milionë euro dhe të largohet

Myrto Uzuni vazhdon rebelimin, drejtori i Granadas: Të paguajë 12 milionë euro dhe të largohet

Myrto Uzuni

Myrto Uzuni kërkon largimin nga Granada në Spanjë pasi oferta e FC Austin nga MLS në SHBA duket e rëndësishme për të, kjo sa i përket termave ekonomik. Për këtë, sulmuesi i Kombëtare i ka kërkuar spanjollëve që të gjejnë një zgjedhje për ta shitur, ose t'i rrisin pagën.

Prej më shumë se dy javësh beratasi nuk stërvitet dhe drejtori sportiv i Granadas, Alfredo García Amado ka treguar befasinë e tij për situatën. Ai tregon se FC Austin ofron 9 milionë dollarë, por klubi spanjoll dëshiron 12 milionë euro dhe nuk ulet më poshtë.

Tanimë do jenë negociatat ose plotësimi i kushteve për Uzunin te Garanda që kërkon të paktën 1 milionë euro në sezon rrogë, në të kundërt rebelimi dhe bojkoti i sulmuesit do vijojë.

"Uzuni dëshiron të largohet, ky është realiteti, ai mori një ofertë shumë interesante nga Austin i MLS dhe na tha disa javë më parë se dëshiron të largohet. Ai thotë se nuk dëshiron të stërvitet me grupin dhe se dëshiron të largohet, është një situatë e vështirë.

Kanë bërë disa oferta, por shuma nuk arrin atë që duam, që është klauzola. Oferta e fundit e fortë është 9 milionë dollarë dhe unë u kam dërguar në 12 milionë euro, ne jemi këtu për të mbrojtur interesat e klubit.

Unë e respektoj që një profesionist dhe një lojtar do të përmirësohet dhe nëse mund të gjendet një zgjidhje pozitive për të dyja palët, atëherë perfekte, por gjithmonë duke përmbushur detyrimin tuaj, gjë që nuk e ndaj fare me Myrton dhe po më befason.

Ka rregullore dhe një kontratë të nënshkruar. Myrto ka pasur dy përmirësime në kontratë dhe ka kushte kontraktuale me klauzolë ndërprerjeje dhe kohëzgjatje deri në qershor 2027, duhet të merremi me këtë.

Jemi në merkato dimërore, është një situatë shumë e komplikuar. Uzuni është një lojtar shumë i rëndësishëm, Granada po mbron klubin dhe i kemi thënë që për të shkuar duhet të paguajë klauzolën e ndërprerjes, nuk ka negociatë tjetër”, tha Alfredo García Amado.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: për 3 vjet e kthen vendin në eksportues

Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: për 3 vjet e kthen vendin në eksportues