Në eventin kulturor të quajtur “Vjena përshëndet Tiranën”, kushtuar 105-vjetorit të pavarësëisë së shtetit shqiptar, ku merrnin pjesë artistë me famë botërore shqiptarë dhe të huaj si dhe personalitete të larta të Austrisë, ambasadorë, etj, ishte i pranishëm edhe presidenti i Republikës Ilir Meta.
Ky i fundit, ka publikuar gjithashtu një fotografi në shoqërinë e Eno Peçit, me të cilin duket se është duke ngritur nga një dolli me birra.
“Tani, me Eno Peçin, solistin tonë në Operën Shtetërore të Vjenës, në aeroport duke pritur Austrian drejt Tiranës!”, - shkruan kreu i shtetit në Facebook.
Koreografi dhe balerini Eno Peçi ka publikuar një performancë të pazakontë me violinë nga ky evenet, ku ai shkruan “jam katastrofikisht i çmendur”.
s.k/Shqiptarja.com