Myslim Murrizi sfidon PD-PS, projektligj në Kuvend për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe rrëzimin e pragut elektoral

Myslim Murrizi sfidon PD-PS, projektligj në Kuvend për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe rrëzimin e pragut elektoral

Myslim Murrizi

TIRANË- Ndërsa përfaqësues të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë nisur dialogun për realizimin e reformës zgjedhore, tashmë kusht për çeljen e negociatave, deputeti demokrat Mylsim Murri ka depozituar një projektligj në Kuvend për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Teksa PD-PS-LSI kanë zhvilluar edhe tryezën e parë të dialogut për reformën zgjedhore, deputeti Murrizi kërkon në Kuvend ndryshimin e sistemit zgjedhor, një kërkesë kjo e hershme e partive të ashtuquajtura të vogla, por që është kthyer në kusht tashmë nga opozita e re në Kuvend. “Kjo nismë ka për qellim të përmirësoje zbatimin e rekomandimeve në fushat e përcaktuara ne vendimin e Kuvendit të Shqipërisë, për objektin e veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, bazuar nga disa problematika tëvërejtura nga praktika jonë zgjedhore, lidhur me disa përkufizime dhe koncepte mbi; votimin me "lista te hapura", modelin proporcional kombëtar të sistemit tone zgjedhor, llogaritjen dhe ndarjen e mandateve, pragun elektoral, etj”, shprehet Murrizi.

Po çfarë parashikon konkretisht projektligji që mban firmën e deputetit Mylsim Murrizi?
 Thelbi i propozimit konsiston tek ndryshimi i sistemit. Për zgjedhjet parlamentare, Murrizi propozon që zonë zgjedhore të konsiderohet i gjithë territori Republikës së Shqipërisë, ndërsa hiqet pragu elektoral. Ky territor bëhet një zonë unike zgjedhore, e cila shërben për zgjedhjen e 140 deputetëve. Kodi Zgjedhor në fuqi parashikon që zonat zgjedhore janë qarqet për zgjedhjet për Kuvendin dhe bashkitë për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore. Pra, Murrizi propozon kalimin nga sistemi proporcional rajonal në propocinal kombëtar. Në vijim projektligji parashikon që numri i kandidatëve të një partia nuk duhet të jetë më i vogël se numri i mandateve për Kuvendin. Ligji aktual parashikon që numri i kandidatëve të një partia nuk duhet të jetë më i vogël se numri i mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse.

Projektligji i propozuar parashikon që KQZ-ja përgatit shpërndarjen e mandateve për Kuvendin mbi bazën e numrit të votave të vlefshme, që subjektet kanë marrë në shkallë vendi. Sipas nismës, numri i votave të vlefshme të fituara nga secili prej subjekteve zgjedhore pjesëtohet me numrin e përgjithshëm të votave të vlefshme të fituara nga të gjitha subjektet zgjedhore, dhe rezultati shumëzohet me numrin e përgjithshëm të mandateve të Kuvendit. Secili prej këtyre subjekteve zgjedhore, përfiton një numër mandatesh te barabarte me numrin e plotë që rezulton nga përllogaritja e mësipërme. Pas kësaj përllogaritje, numri i mandateve që mbeten pa u shpërndare, u jepen subjekteve zgjedhore me mbetjet dhjetore me të mëdha. Kodi Zgjedhor në fuqi parashikon që ‘KQZ-ja përllogarit shpërndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore, mbi bazën e numrit të votave të vlefshme që subjektet kanë marrë në nivel zone zgjedhore. Për zgjedhjet për Kuvendin, përjashtohen nga shpërndarja e mandateve partitë politike që konkurrojnë më vete dhe që kanë marrë më pak se 3 për qind dhe koalicionet që kanë marrë më pak se 5 për qind të votave të vlefshme në zonën zgjedhore përkatëse”.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlonjati Pjella Lushnjarit: 27/01/2020 14:18

    Nga koka dukete qe eshte fshatare.

    Përgjigju
  • PORDHACI: 27/01/2020 14:13

    Obobo ky nuk durohet,3 here ne dite ne TV e portale......

    Përgjigju
  • Keli: 27/01/2020 12:02

    Nori ta ka bere projektligjin ore?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja