Myslimanët dhe të krishterët e Burkina Fasos, bëhen bashkë kundër kryengritjeve të dhunshme të grupeve islamike

Myslimanët dhe të krishterët e Burkina Fasos, bëhen bashkë kundër kryengritjeve të dhunshme të grupeve islamike

Myslimanë dhe të krishterë në Burkina faso

Një numër i madh i myslimanëve dhe të krishterëve të rinj në Burkina Faso u mblodhën në sheshin publik të Ouagadougou-s përderisa dielli po perëndonte të premten për të bërë iftar së bashku.

Ky grumbullim, i organizuar për ta promovuar tolerancën fetare, vjen gjatë një periudhe kur Burkina Faso po përballet me një kryengritje të dhunshme.

Organizuar nga një grup rinor ndërfetar lokal, myslimanë dhe të krishterë ndanin ushqimin dhe u lutën së bashku në një akt simbolik kundër forcave militante që kërkojnë të shfrytëzojnë ndarjet etnike dhe fetare, sipas pjesëmarrësve.

“Nëse dy grupe nga fe të ndryshme arrijnë të jetojnë së bashku, shumë të këqija në shoqëri do të marrin fund plotësisht”, tha Wenkouni Damien Ouedraogo, katolik dhe njëri nga organizatorët kryesorë të ngjarjes.

“Ne duhet të shkojmë përtej feve tona për të qenë në gjendje ta përqafojmë tjetrin si një pjesë të vetvetes”, shtoi ai.

Burkina Faso është një nga disa shtete të Afrikës Perëndimore që po luftojnë kryengritjet islamike, të cilat nisën fillimisht në Malin fqinj dhe janë përhapur në të gjithë rajonin gjatë dekadës së fundit.

Mijëra njerëz janë vrarë dhe mbi dy milionë janë zhvendosur në të gjithë rajonin në jug të Saharasë, ku grupet militante të lidhura me Al Kaedën dhe Shtetin Islamik kanë shfrytëzuar ndarjet etnike dhe fetare për të nxitur dhunë.

Rreth 64 për qind e shtetasve të Burkina Fasos i përkasin fesë islame, ndërsa rreth 24 për qind identifikohen si të krishterë, sipas një regjistrimi qeveritar të vitit 2019.

“Për ata që për fat të keq kanë marrë armët kundër vendit, ne shpresojmë që mesazhi ynë i shpresës do të mund t’i zbusë zemrat e tyre” tha Mamadi Ouedraogo, njëri nga organizatorët myslimanë të ngjarjes.

“Kjo është për mirëqenien tonë, zhvillimin tonë dhe për paqen dhe sigurinë në vendin tonë”. REL

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve