Besimtarët myslimanë nisin sot muajin e Ramazanit, kreu i KMSH: Agjërim të lehtë! Begaj: Zoti ju pranoftë lutjet

Besimtarët myslimanë nisin sot muajin e Ramazanit, kreu i KMSH: Agjërim të lehtë! Begaj: Zoti ju pranoftë lutjet

Foto ilustruese

TIRANË- Sot nis muaji i madhërishëm i Ramazanit për besimtarët myslimanë të cilët agjërojnë. Gjatë këtij muajit të bekuar (30 ditë), besimtarët myslimanë mbajnë agjërim, një nga 5 kushtet e islamit.

Një ditë më parë, Kryetari i Komiteti Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu ka uruar besimtarët myslimane për nisjen e muajit të Ramazanit e shton se që ky muaj të jetë muaji i faljes, muaji i begatisë, muaji mirëkuptimit të ndërsjellët me njëri-tjetrin. Spahiu fton besimtarët që të jenë më solidarë me familjet në nevojë, t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit në punë të mira.

"Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, ju përcjell urimet më të sinqerta që ky Ramazan të jetë muaji i faljes, muaji i begatisë, muaji mirëkuptimit të ndërsjelltë me njëri-tjetrin, muaji i ngritjes morale dhe shpirtërore, për përballimin me sukses të çdo vështirësie që kemi. Gjatë Ramazanit ju ftojmë të jeni më solidarë me familjet në nevojë, t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit në punë të mira. Të nderuar besimtarë, çdo gjë gjatë këtij muaji ka vlerë shumëfish më të madhe, prandaj njerëzit përmes sakrificave të shumanshme personale, synojnë të lartësohen shpirtërisht dhe të afrohen më shumë me Zotin.

Gjithashtu ky muaj, është muaji i veprave të bamirësisë që impaktojnë në të gjithë shoqërinë. Të lëmë anash mospajtimet, mëritë e egoizmin. Të synojmë të arrijmë vetëm kënaqësinë e Zotit dhe harmoninë me njerëzit, me të cilët rrethohemi.  Uroj që ky të jetë muaji i faljes për ne. Duke ju uruar muajin e Ramazanit më lejoni tju dëshiroj një agjërim të lehtë, pranim të lutjeve tuaja, shëndet të mirë, lumturi e prosperitet për ju dhe familjet tuaja", tha Spahia një ditë më parë.

Muaji i Ramazanit përfundon më 20 Prill ndërsa nata e Kadrit këtë vit është në datën 17 Prill. Falja e Bajramit në datë 21 prill pritet të bëhet edhe këtë vit në sheshin Skënderbej ku festa do të jetë e dyfishtë pasi Komuniteti Mysliman në Shqipëri feston 100 vjetorin e themelimit.

Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit hënor Islam, zgjat nga 29 ose 30 ditë dhe ku gjatë kësaj periudhe kohe besimtarit mysliman në nderim të krijuesit i duhet të argjërojë nga agimi deri në lindje të dielli, duke shmangur ushqimin, lëngjet dhe çdo sjellje negative të njeriut.

Myslimanët në gjithë botën agjërojnë dhe nuk u lejohet të konsumojnë asgjë derisa dielli të perëndojë. Ramazani konsiderohet si periudha ku trupi dhe shpirti pastrohet.  Çdo vit për Ramazan, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë 30 ditë nga mëngjesi deri në mbrëmje. Përveç pastrimit të shpirtit, agjërimi mbahet për tu solidarizuar me të varfrit, për të ndarë ushqimin me to. Gjatë Ramazanit, besimtarët kërkojnë falje për mëkatet, luten për ndihmë ndaj të këqijave dhe përpiqen të pastrohen nëpërmjet vetëpërmbajtjes dhe veprave të mira.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:53
Sot muaji i Ramazanit, Balla: Agjërim të lehtë, deputetë të reflektojnë këtë muaj për të punuar më shumë për shqiptarët

 

Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit. Nga Kuvendi, Balla tha se ky muaj duhet të shihet edhe nga deputetët si një muaj reflektimi për të punuar më shumë se bashku për qytetarët shqiptarë.

“Meqë mora fjalën jam i sigurt që brenda salle ka kolegë dhe kolegë të besimit islam që agjërojnë, t’iu uroj agjërim të lehtë. Ta kuptojnë muajin e shenjtë të ramazanit si një muaj të rëndësishëm e kohë për reflektim, por ne mbi të gjitha ta shohim si muaj reflektimi për të qenë më shumë herë sëbashku për të bërë punë më të mira”, tha Balla.

Ora 08:28
Sot nis muaji i Ramazanit, Begaj: Agjërim të lehtë besimtarëve myslimanë, bashkoj me ju lutjet për më shumë begati

Presidenti Bajram Begaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit. Në një postim në Facebook, Begaj u uron agjërim të lehtë besimtarëve myslimanë.

“Të dashur besimtarë myslimanë, ju uroj gëzuar muajin e shenjtë të Ramazanit! Bashkoj me ju lutjet për më shumë begati, mirësi e solidaritet ndërnjerëzor në çdo familje shqiptare. Agjërim të lehtë e të pranueshëm! Zoti ju pranoftë lutjet e veprat e mira”, shkruan Begaj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • meri: 23/03/2023 11:19

    Me kushtetute kemi shtet laik. Ky Balla le te veje ne xhami e te thote c'te doje per ramazanin e cfare ti vije, po cfare pune ka parlamenti me ramazanin. Na e cpifen fare

    Përgjigju
  • Cubi: 23/03/2023 10:30

    Zoti mbar jua beft.????????????????????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik