Myzafer Korkuti: Afresku i Krujës u
shkatërrua se u shpërdoruan fondet

Myzafer Korkuti: Afresku i Krujës u<br />shkatërrua se u shpërdoruan fondet
Është evidente që është shpërdoruar fondi që duhej të konservonte dhe ruante afreskun e kishës së Shën Gjon Pagëzorit në Derven të Krujës, shprehet kryetari Akademisë së Shkencave, Myzafer Korkuti, në një intervistë në Report TV, pas rrëfimit të skandalit nga arkeologu Skënder Muçaj. Korkuti në atë kohë drejtor i Institutit të Arkeologjisë rrëfen historinë se pse nuk u ruajt zbulimi arkeologjik.

“Edhe unë  e kam ndjekur në fazën e parë të zbulimit çështjen pranë ambasadës italiane dhe Institutit të Monumenteve dhe ndërhymë dhe si gjithnjë u prezantua dhe u la ashtu siç mbeti”, tha Korkuti, duke shtuar se përgjegjësia bie mbi ish drejtorin e IMK Apollon Baçe.

afresku kruje

“Unë e di që ato afreske duheshin ruajtur, por këtu është evident fakti që është shpërdoruar ajo (fondi) që është dhënë për këtë monument., theksoi Korkuti. Kryetari i Akademisë nxjerr në dritë edhe një problem tjetër që ndikon në zhdukjen dhe shkatërrimin e Monumenteve të Kulturës. “Unë në 50-vjetorin e Institutit të Monumenteve bëra një urim që ata të vijnë në terren dhe të zbatojmë ligjin si në kohën e komunizmit, sepse ligji nuk njeh sistem, trashëgimi ka një ligj që të ruhet për tërë brezat”, tha Korkuti duke bërë thirrje që “Të gjithë përgjegjësit zyrtarisht të përgjigjen që nga Ministria e Kulturës deri tek punonjësi më i thjeshtë për këtë”.

Korkuti mendon se duhet një riorganizim dhe shumë drejtori në punët e veta, që Akademia e shkencave dhe specialistët të mbikëqyrin problemet e trashëgimisë. “I pafund është dëmi dhe do të vazhdojë, nëse do të jemi kështu”, tha Korkuti. 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë