MZHE: Stop procedurave absurde
ndaj biznesit, tani me konkurs

MZHE: Stop procedurave absurde<br />ndaj biznesit, tani me konkurs
TIRANË - Për të lehtësuar zhvillimin e biznesit në Shqipëri, Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka ndërmarrë një nismë, e cila i ofron mundësinë sipërmarrësve dhe qytetarëve të bëhen pjesë e vendimarrje për përmirësimin e klimës së biznesit.

Stop Procedurave absurde ndaj biznesit, ky është konkursi i promovuar në faqen zyrtare të kësaj ministrie www.ekonomia.gov.al, me qëllim për të identifikuar e më tej eleminuar të gjitha procedurat ligjore penguese dhe të panevojshme që biznesi has kur shkon në QKR, dogana apo çdo institucion tjetër shtetëror. Është cilësuar në formën e një konkursi, pasi për qytetarët me idetë dhe sugjerimet më të mira do të ketë edhe tre cmime nga juria e përzgjedhur pranë ministrisë.

Përmes këtij formulari të interesuarit ftohen të listojë procedurat që ata i gjykojnë problematike në kohë dhe kosto. Këto ankesa do të vlerësohen për tu përkthyer më tej në reforma specifike për ti përmirësuar ose për ti eleminuar fare procedurat, që sipas drejtorive të tregut të brendshëm në Ministri, do të vlerësohen të panevojshme.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes vlerëson se aplikimet e bizneseve do të kenë një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e sipërmarrjes së lirë dhe rritjen e konkurrueshmërisë. 

Konkursi është i hapur për një periudhë një mujore, duke nisur nga data 06 Dhjetor 2013 deri më 06 Janar 2014. Për të aplikuar duhet të vizitohet faqja zyrtare e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në www.ekonomia.gov.al dhe të klikohet mbi ikonën “Konkursi – Stop Procedurave Absurde ndaj Biznesit”. Pasi të plotësohet formulari, të gjithë pjesëmarrësit duhet të nisin idetë e tyre pranë adresës [email protected]

Redaksia Online
(g.m/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar