TIRANË - Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni në aktivitetin e prezantimit të punës së 100 ditëve të para të qeverisjes bëri analizën e punës së saj.
Sipas saj, jo pa qëllim Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit ishte në atë panel ministror, edhe për krijimin e modelit të zhvillimit urban dhe të qendrueshëm, edhe për promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik, edhe për krijimin e standardeve në kontrollin dhe planifikimin e territorit, duke e parë territorin si një hapësirë të zhvillimit të mirëqënies dhe kohezionit social.
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit si një institucion i ri, që në fillim të punës së saj ka ndjekur tre qasje kryesore, të cilat unë do t'i ndaj me ju shkurtimisht.
1. Shkrirja e programeve për zhvillimin urban dhe turizmin në një përqasje të integruar, duke krijuar modele të zhvillimit të qendrueshëm ekonomik.
2. Ndjekja e ciklit "planifikim, pilotim, zbatim", duke dashur që përmes këtij cikli të krijojmë disa projekte-pilot, modele, të cilat mund t'i replikojmë në të gjithë territorin e Shqipërisë.
3. Krijimi i platformave të bashkëpunimit për realizimin e iniciativave, partneriteteve publik-privat, duke dashur që partnerët tanë kryesorë të jenë bota akademike, shoqëria civile, biznesi privat, të cilët vërtet i falenderoj që gjatë këtyre 100 ditëve kanë qenë shumë bashkëpunues dhe shumë afër të gjitha aktiviteteve dhe projekteve që ne kemi ndërmarrë.
Çfarë kemi bërë në 100 ditë konkretisht?
Një nga masat e para që morëm ishin masat rehabilituese në të gjithë territorin e Shqipërisë, me fokus zonat e Rëndësisë Kombëtare. Më lejoni t'ju jap vetëm një shembull, një statistikë domethënëse: Nga 1332 raste objektesh të kundraligjshme të konstatuara gjatë periudhës 2012-shtator 2013, vetëm 1 objekt ishte prishur nga qeveria e mëparshme. Ndërkohë që vetëm në 100 ditë, Inspektoriati Urbanistik Ndërtimor Kombëtar ka prishur në total 582 ndërtime të kundraligjshme. E patë edhe në insert, zonja tha se nga ky moment mund të shikojmë sërish detin. Kjo ka ngjallur besimin e qytetarëve te ligji, te institucionet dhe i falenderoj të gjithë qytetarët që kanë qenë shumë bashkëpunues për të rivendosur rendin dhe për të respektuar ligjin.
Kemi hartuar një akt nënligjor që parandalon rastet e largimit me forcë nga banesa. Bëhet fjalë për qytetarët të cilët dalin nga banesat e tyre me Aktin Normativ, pa i siguruar më parë atyre strehim të përshtatshëm sipas mundësive të tyre, si edhe marrja e masave nga ana jonë për të gjetur mundësi alternative të strehimit. Kemi analizuar dhe po vazhdojmë punën për të rishikuar të gjitha vendimet e paligjshme të Këshillit Kombëtar të Territorit.
Kemi filluar një proces të gjerë konsultimesh për rishikimin e Ligjit të Planifikimit të Territorit dhe po ashtu edhe Ligjin e Turizmit. Në këtë proces kanë qenë të ftuar të gjithë aktorët duke dashur që produktet të mbajnë vulën e të gjithë aktorëve të shoqërisë shqiptare.
Ka nisur procesi i hartimit të Strategjisë së Zhvillimit të Turizmit 2014-2020. Ndërkohë që, në Agjencinë e Planifikimit të Territorit përmes ristrukturimit të saj kemi ngritur një departament "Atelier Albania", e cila në fakt do të jetë qendër e ekspertizës dhe model i bashkëpunimit, ekspertizë ndërkombëtare dhe kombëtare, kryesisht për zhvillimin urban dhe atë të territorit.
Kemi iniciuar konkursin ndërkombëtar për projektin pilot të vijës bregdetare të qytetit të Vlorës.
Ka filluar puna me një projekt pilot për integrimin e vendbanimeve informale me objekte që do të legalizohen. Kemi miratuar në Këshillin Kombëtar të Territorit nismën për hartimin e Planit të Përgjithshëm Kombëtar, ndërkohë që kemi përgatitur dokumentin e një nisme tjetër për Planin Sektorial të Bregdetit, të cilin do ta miratojmë në mbledhjen e rradhës të KKT.
Jam e gëzuar të them se te pjesa e turizmit kemi bërë përpjekje intensive, fillimisht për hartimin e një platforme të re për Imazhin e Shqipërisë Turistike si një destinacion turistik. Kemi marrë pjesë dhe kemi organizuar panaire, kombëtare dhe ndërkombëtare, duke dashur që të realizojmë një prioritet të qeverisë Rama për të promovuar turizmin gjithëvjetor, që turizmi të jetë një sektor prioritar për të sjellë më shumë të ardhura, më shumë punësim dhe më shumë mirëqënie për qytetarët shqiptarë.
Në fund dua të falenderoj stafin e ministrisë dhe të gjithë bashkëpunëtorët që na e kanë bërë të mundur që objektivat që i kishim vënë vetes për 100 ditë t'i realizojmë me sukses.
Faleminderit!
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com