TIRANË, 9 Dhjetor / ATSH / - Në kuadër të projektit pilot "Ndërgjegjësimi dhe integrimi social nëpërmjet procesit të legalizimit dhe urbanizimit të objekteve në zonat informale, të komunitetit rom të zonave informale", të nisur nga MZHUT, në bashkëpunim me UNDP, ALUIZNI, në Bashkinë Lushnjë dhe Komunën Otllak, po zhvillohet një takim i hapur me komunitetin. Takimi po mbahet në qendrën e komunitetit rom në Savër. Banorët po sqarohen për paqartësitë mbi procesin e legalizimit, procedurat vetëdeklaruese si dhe afatin kohor të përfundimit të procesit të vetëdeklarimit. Ata po plotësojnë aty deklarimet për ndërtimet pa leje, për t'u bërë kështu pjesë e procesit legalizues, deri në përfundim të afatit të tij. /a.ke/










