TIRANE- Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu, rezulton i rregjistruar me dy adrresa banimi në Rregjistrin e Gjëndjes Civile. Ky fakt thellon akoma dhe më tepër skandalin, pasi pkërisht me anën e rregjistrimit të dyfishtë, krybashkiakut Xhelal Mziut mendohet se i është dhënë e drejta të votojë dy herë, në dy qëndra votimi të ndryshme. Gazeta “Shqiptarja.com” ka zbuluar në Rregjistrin e Gjëndjes Civile, dy adrresat e ndryshme të kryebashkiakut Mziu, ndërkohë të gjitha të dhënat e tjera personale janë të njëjta.
Në adrresën e parë, tregohet se vendi i banimit të kryebashkiakut kë qënë në “Qëndër Kamëz” ndërsa në adresën e dytë tregohet se ai ka jetuar në zonën e “Kodër Kamzës”. Mos përputhja e këtyre adresave lidhet dhe me numrat e rregjistrit 16/26 dhe 49/14 që rezultojnë të ndryshëm. Nisur nga kjo situatë ngrihen dyshime të forta se kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu, ka përdorur dhe dy qëndra votimi, duke hedhur votën dy herë për Partinë Demokratike që ai përfaqëson. Ndërkohë të gjitha të dhënat e tjera i ka të njëjta, duke filluar nga emri i babait, nënës dhe bashkëshortes Vjollca Mziu.
2 qëndra votimi
Votimi i personave, kryesisht të militantëve të PD në dy qëndra votimi në zonën e Kamzës, u trajtua disa herë si problem nga Partia Sicialiste, në atë periudhë në opozitë. Para zgjedhjeve elektorale disa prej eksponetëve të kësaj partie, ngritën shqetësimin se shumë banorë të Kamzës, që njihen si militant të PD, rezultonin të rregjistruar në dy qëndra votimi.
Nisur nga kjo situatë, zyrtarë të PS bënë publik dhe disa raste, duke akuzuar direkt ish-ministrin e Brendshëm Noka dhe kryebashkiakun aktual të Kamzës Xhelal Mziu si personat përgjegjës të kësaj situate. Mirëpo vetë Mziu, rezulton si person i rregjistruar me dy adrresa në Rregjistrin e Gjëndjes Civile, dhe për pasojë emri i tij dyshohet se del në listat e votimit në dy qëndra votimi të ndryshme, në atë të zonës “Qëndër Kamzës” dhe atë të “Kodër Kamzës”. Tashmë i mbetet njësisë hetimore Task-Forcë, pranë prokurorisë së Tiranës për të hedhur akoma dhe më tepër dritë për dy adrresat e ndrsyhme në rregjistër si dhe për akuzat e tjera.
Për floririn priten dëshmitë e të miturve
Policia e Tiranës nisi procedim penal në gjendje të lirë për Vjollca Mziun, gruan e kryebashkiakut të arrestuar të Kamzës, Xhelal Mziun. Në argjendarinë e saj është gjetur flori pa dokumentacion, që dyshohet t´i jetë shitur gruas së Mziut nga një grup grabitësish. Së fundmi policia kishte kapur një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në grabitjen e argjendarive dhe lokaleve të këmbimit valutor, në Kodër Kamëz.
Janë vënë në pranga 7 persona, të cilët nga hetimet e policisë rezultojnë se sendet e plaçkitura që janë kryesisht në ar dhe argjendari i shisnin në dyqanin e argjendarisë së zonjës Mziu. Disa prej tyre janë të mitur dhe po pritet që në shoqërinë e psikologe të merren dëshmitë e tyre, për të saktësuar kohën kur zonja Mziu dyshohet se ka blerë mall të vjedhur.

Shkrimi u publikua sot (22.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com