Xhelal Mziu, kryetari i bashkisë Kamëz fton të gjithë qytetarët e kësaj bashkie t'i bashkëngjiten nismës së PD-së “Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë” për të bllokuar zgjedhjet ditën e diel.

Mziu rendit edhe arsyet se përse qytetarët duhet që të bashkohen për të refuzuar Edi Ramën. Skenari  i PD-së është bllokimi i zgjedhjeve me të njëjtën rebelim si në rastin e Shkodrës pak ditë më parë dhe mbrëmjen e sotme ku u dogj një KZAZ brenda një shkolle në Bushat.