TIRANE - Sot mbushen 22 vjet nga rrëzimi i monumentit të Enver Hoxhës në qëndër të Tiranës, nga mijëra protestues nga i gjithë vendit, akt që shënoi simbolikisht rënien e regjimit komunist në Shqipëri.
Rrëzimit të monumentit i parapriu një lëvizje e gjerë studentore, që kulmoi me grevën e urisë në datat 18-20 shkurt 1991. Studentët kërkuan ndër të tjera, edhe heqjen e emrit të Hoxhës nga Universiteti i Tiranës nën thirrjen “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”.
Situata politike në atë periudhë ishte jashtëzakonisht e rënduar nga tronditje të fuqishme politike; në dhjetor 1990 ishte themeluar Partia Demokratike dhe ishte shpallur edhe dita e të parave zgjedhjeve pluraliste në Shqipëri.
Redaksia Online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com