Në vitin 2005, Artan Cuku, i ekzekutuar mbrëmjen e kësaj të shtune, mbante detyrën e Shefit të Krimeve në Tiranë, kur edhe u shënua një ngjarje e rëndë në zyrën e tij.
 
Ngjarja u regjistrua gjatë kohës që Cuku ka qenë duke marrë në pyetje Agim Dakën, atëherë 25-vjeç, i kapur në Vorë, pasi ishte arratisur nga Policia e Shkodrës.
 
I arrestuari ishte vëllai i një personi të shpallur në kërkim për disa krime.
 
Gjatë kohës që Cuku po merrte në pyetje të riun, ky i fundit i ka marrë armën nga brezi duke qëlluar veten.
 
Familjarët e të riut akuzuan Shefin e Krimeve se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj Dakës dhe ndaj ai i ka marrë armën nga brezi dhe ka qëlluar mbi veten. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com