TIRANE- Qeveria ka një numër të madh sfidash përpara për të garantuar mirëmenaxhimin e të ardhurave shtetërore. Ndërsa përballemi me retorikën e keqmenaxhimit te fondeve publike, si edhe me atë të korrupsionit kundrejt admistratës “Berisha”, vjen një raport turbullues nga ana e kompanisë “Global Finacial Integrity (GFI)” me qëndër në Ëashington, SHBA. Sipas raporti të GFI-së, gjatë vitit 2011, shuma e fondeve që dolën jashtë Shqipërisë në mënyrë të paligjshme, kryesisht me anë të korrupsionit, ishin të barabarta me 8% të buxhetit të vendit. GFI-ja vlerëson së transfertave e parave në mënyrë të paligjshme gajtë vitit 2011, të ketë qenë 201 milionë euro, në llogari të vendeve që konsiderohen si parajsa fiskale Duke e krahasuar me vitin 2010, transferta e parave jashtë Shqipërisë në mënyra të paligjshme ka qenë 6.5 herë më e madhe për vitin 2011.
Ndërkaq, për vitin 2013, Transparancy International e renditi në vendin e 113 nga 176, për sa i përket Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit. Duhet theksuar këtu se kjo renditje e bën Shqipërinë një nga vendet më të korruptuara në botë. Sa më i lartë është renditja e një vendi në Indeksin të Perceptimit të Korrupsionit, aq më i korruptuar është vendi. Një nga bashkautorët e këtij raporti të GFI-së, theksoi se kjo lëvizje parash në mënyra të paligjshme ka pasoja të rënda ekonomike, sidomos për vendet në zhvillim. " Vendet e varfëra (përfshirë edhe Shqipërinë) humbën rreth 1 bilion dollarë nga ekonomitë e tyre në vitin 2011, para këto, që mund të ishin investuar në bizneset lokale, kujdesin shëndetësor, arsim apo infrastrukturë", - tha ai.
Shkrimi u publikua sot (14.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com