Në apel vendimi i Administratives
shoqata gjermane përkrah UMSH

Në apel vendimi i Administratives<br />shoqata gjermane përkrah UMSH
Kërkesës së urdhërit të mjekëve të shqipërisë për të apeluar vendimin e gjykatës administrative e cila nuk njeh zgjedhjet e prillit që nxorrën fitues presidentin Fatmir Brahimaj i është bashkuar për mbështetje dhe shoqata mjekësore gjermane.
 
Në një komunikatë drejtuar urdhërit të mjekut, shoqata gjermane argumenton se si rrjedhim i marëdhënieve dypalëshe e në në kuadër të simpoziumit tonë vjetor të Dhomave të Mjekëve të Europës Qendrore dhe Lindore përkrah vendimin e UMSH e sqaron se tipari bazë i sistemit shëndetësor që bashkon organizatat tona dhe shumicën dërmuese të vendeve të tjera në Europën Qendrore dhe Lindore është futja në sistem e vetëqeverisjes së mjekëve.

”Në mënyrë që UMSH-ja të mbetet në përputhje me standardet Evropiane dhe ndërkombëtare, ajo duhet te ruajë pavarësinë e saj nga çdo ndikim politik. Kjo është gjithashtu themelore për statusin e UMSH-së si një anëtare përbërëse e organizatave ndërkombëtare ,si Shoqata Botërore Mjekësore. Vetë-qeverisja rrit kompetencën profesionale, integritetin dhe nxit shkëmbimin kolegjial të përvojës dhe ekspertizës. Vetë-rregullimi i efektshëm i profesionit mjekësor është mënyra më e mirë për të siguruar cilësinë e kujdesit dhe të promovojë mirëqenien e tërë popullatës"- thuhet ne komunikatë.

Zgjedhja e presidentit të ri të urdhërit të mjekëve, dr Fatmir Brahimaj ka shkaktuar debate pasi një nga konkurentet e fushatës ka çuar në gjykatën administrative vendimin duke kërkuar shpalljen e tij sit ë pavlefshëm. Pas vendimit të gjykatës që aprovon kërkesën për mosnjohjen e presidentit Brahimaj, urdhëri i mjekëve e ka çuar çështjen në Gjykatën e Apelit.
 
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar