Mesazhi ishte shokues. Ndryshe nga mesazhet qe vijnë zakonisht në adresën time të Facebook-ut, ky i fundit më goditi aq fort sa m’u faneps një nga shkrimet e publicistit tashmë pensionist, Frrok Çupi (Aida Shtino ma gjej çik’ Frrokun). Aty nga fillimi i 1991-shit, kur Blloku komunist ende nuk ishte shkërmoqur në Tiranë, ish- gazetari i ZP-së Çupi jepte një tablo realiste pse ishte e koklavitur keq dinastia komuniste apo e pamundur për t’u shkërmoqur lehtë Byroja Politike e asaj kohe. Dhe rendiste në atë shkrimin botuar në RD-në e vërtetë, arsye të forta dhe mes tyre krushqi e lidhje farefisnore që nisnin me shoqen Nexhmije e zbrisnin deri poshtë te kunatat e shokut Pali Miska. Me një fjalë, dinastinë bolshevike, veç idealit të partisë, e bashkonin edhe lidhjet e gjakut. Komglomerat dhe maskarallëk krushqish e poshtërsish.
T’u tregoj tani për mesazhin e një lexuesi, të cilin sapo e mora, e lexova me kujdes, dhe zyrtarisht nisa të verifikoja. Një listë e frikshme me emrat e familjarëve dhe farefisit të politikanëve të sotëm m’u dërgua këto ditë. Të gjithë janë punonjës të Bankës së Shqipërisë, institucioni i vetëm publik i cili deri më tani ende nuk do ta kuptojë (në mënyrë fodulle) se 23 qershori 2013 është rilindje kryekëput për gjithçka publike, për gjithçka që mbahet me paratë e taksapaguesve. E po ta keni vënë re këto 6 muaj të qeverisë fringo të re, institucioni i Bankës Kombëtare ose ndjehet i përkëdhelur nga pushtetarët e rinj, ose qëllimisht është lenë mes palëve të djathta e të majta të mos cenohet. Me përjashtim të deputetit socialist Erion Braçe, i cili lodhet duke argumentuar abuzimet dhe bëmat fullhaniane, qeverisësit e tjerë ose pozojnë qeshur me guvernatorin, ose si mes djajsh nuk duan të prishin as pakte, as qejfe.
Zyrtarisht Banka Kombëtare e Shqipërisë është kthyer në oazin ku qokat mes guvernatorit dhe të tjerëve njerëz të fuqishëm, kanë punësuar mbetjet vegjetuese të farefiseve të tyre, të cilët me rrogat e majme veçse varfërojnë financat publike të këtij institucioni kthyer në bordello publike.
Unë personalisht u interesova pranë institucionit për më shumë informacion por më besoni, shkoni në Uashington sepse e keni më të lehtë të merrni informacion në Pentagon, por mos guxoni të kërkoni zyrtarisht informacion zyrtar në Bankën Kombëtare të Ardian Fullanit. Gjithçka duhet të kalojë në filtrin e guvernatorit, për gjithçka duhet të japë dakordësinë dora vetë Fullani.
Falë njohjeve të mia dhe falë këmbënguljes, depërtova deri në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të BSH-së dhe më informuan ilegalisht se 2-3 vitet e fundit në këtë institucion janë punësuar shumë fëmijë dhe të afërm me parinë e Partisë Demokratike, periudhë kjo që përkon me përlarjen e mandatit te dyte të Fullanit në krye të institucionit. Për shkak të votave që i duheshin asaj kohe në parlament, nuk ka lenë njeri pa i bërë nder. Dhe pa humbur kohë para jush, ja ku vjen lista e borde(llos)rosë së Bankës së Shqipërisë me emra grash e burrash, aftësia dhe merita e vetme e të cilëve është jo kualifikimet, jo background-i akademik, jo shqisa menaxhuese, por vetëm se janë kushërinjtë e kushërinjve të miqve të sulltanit të madhërishëm elbasanas Ardian Fullani. Kujdes, mes tyre ka edhe të afërm socialistësh sa për t’i dhënë pak shije kësaj turlie alla- shqiptarçe.
1. Miranda Rama, (kunata e Sali Berishës) Këshilltare e Guvernatorit.
2. Adela Bode, (vajza e Ritvan Bodes) Departamenti i Stabilimentit Financiar.
3. Megi Topalli, (vajza e Jozefina Topallit) Departamenti i Kërkimeve
4. Odeta Nishani, (gruaja e Bujar Nishanit) Departamenti i Administrimit.
5. Helga Strazimiri, (motra e Genti Strazimirit) Departamenti i Mbikëqyrjes.
6. Blerta Kruja, (motra e Keltis Krujës) Departamenti i Administrimit.
7. Anila Muçka, (kunata e Adriatik Llallës) Departamenti i Burimeve Njerëzore.
8. Evis Çeli, (kunata e Arben Imamit) Departamenti i Sistemeve të Pagesave.
9. Gejsi Çeku, (djali i Robert Çekut) Departamenti i Kontabilitetit.
10. Anjeza Harizaj, (vajza e kryetarit të PD-së Kavajë, nusja e djalit të Fatos Bejës)
11. Arbana Lesi, (mbesa e Nikoll Lesit) Departamenti i Burimeve Njerëzore.
12. Geri Prifti, (nipi i Dritan Priftit) Departamenti i Burimeve Njerëzore.
13. Merita Kodra, (gruaja e Sekretarit të Përgjithshëm të SHISH, Sajmir Kodra) Departamenti i Kontabilitetit.
14. Kristi Kromidha Nano, (vëllai i Xhoana Nanos) Departamenti Juridik.
15. Eduart Roku, (nipi i Guvernator Fullanit) Departamenti i Burimeve Njerëzore.
16. Elsa Zhulali, (vajza e Safet Zhulalit, kunata e Aldo Bumçit) Departamenti i Marrëdhënieve me Jashtë.
17. Onos Topi, (djali i tezes së Blendi Fevziut) Departamenti i Statistikës.
18. Besnik Dedja, (daja i gruas së Samir Mane TEG-ut) Arshiva Elektronike (ende në punë Besniku megjithëse ka 2 vjet qe ka mbushur moshën për pension).
19. Bekime Karaj, (gruaja e Flori Karaj, inspektor tek ILDKP (ky ia qëndis deklaratën e pasurisë guvernatorit), Departamenti i Thesarit.
20. Lorna Tabaku, (motra e Jorida Tabakut) Departamenti i Mbikëqyrjes
21. Lavdie Memiaj, (kunata e Shaban Memisë) Departamenti i Pagesave
22. Ledia Bregu, (kushërira e parë e Majlinda Bregut) Departamenti i Kontrollit
23. Besa Prela, (kushërira e parë e Ben Blushit) Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun
24. Juna Bozdo, (motra e Eno Bozdos) Departamenti i Mbikëqyrjes
25. Olta Rushaj, (mbesa e Dash Pezës) Departamenti i Mbikëqyrjes
26. Eduard Sinani, Drejtor i Sigurimit, vëllai i Dëshira Subashit (ish- anëtare e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve).
27. Arben Beja, (djali i Fatos Bejës) Agjencia e Sigurimit të Depozitave.
28. Martin Blushi, (vëllai i Ben Blushit) Agjencia e Sigurimit të Depozitave.
29. Aida Kolasi, (gruaja e Gramoz Kolasit, Drejtor i Kabinetit te Guvernatorit) Agjencia e Sigurimit të Depozitave.
30. Marilda Shkurti, (vajza e dajës se Guvernator Fullanit) Agjencia e Sigurimit të Depozitave
Lajmi i fundit/ Rroga e guvernator Ardian Fullanit është më e larta rrogë e një funksionari publik në vendin tonë dhe bashkë me shërbimet dhe shpërblimet mujore kap shifrën e frikshme të 12.690.000 lekëve (të vjetra/muaj). E përsërisim: dymbëdhjetë milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë mijë lekë në muaj. Erjon Braçe po më lexon???
*Botuar më 25 Shkurt 2014....Nga Bledi Mane
/Shqiptarja.com