Një fëmijë 5 vjeçar nw Britani, Alex Nash është gjobitur për mospjesëmarrjen në festën e organizuar nga një shoku i tij i klasës përpara krishtlindjeve.

Për mungesën e tij Alex ka marrë një gjobë prej 15,95 sterlinash.

Mamaja e Alex është shprehur për BBC-në që fatura e dërguar përmban të gjitha detajet e bankës për të bërë derdhjen.

Ndërsa, babai i Alex thotë që refuzon të paguajë pasi e kanë trajtuar si një fëmijë që duhet t’i bindet një urdhri.

gjoba

Prindërit e tij fillimisht kanë konfirmuar pjesëmarrjen e Alex, por më pas kanë dërguar djalin që të kalojë ditën me gjyshërit pa lajmëruar mungesën e tij.

Julia Lawrence, mamaja e shokut të Alex ka qenë ajo që ka pasur një ide të tillë, pasi sipas saj shuma do të shlyejë “dëmet”.

Julia thotë që ata të paktën duhet të kishin konfirmuar mospjesëmarrjen.

Në Twitter është paraqitur një tjetër rast i ngjashëm ku Eva Wiseman ka marrë një gjobë prej 30 sterlinash për mungesën në një dasëm. 
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)