Në Bujanoc, në 2017-n një ndër bazat
kryesore të NATO-s
Anëtarët e një delegacioni të Departamentit të Shtetit dhe Ushtrisë së SHBA-së, Iniciativa globale për operacione paqeruajtëse kanë vizituar sot edhe Bujanocin, komunën e njohur shqiptare në Serbi. Në Cepotin të Bujanocit do të vendoset një ndër bazat kryesore në rajon të NATO-s.
BUJANOC – Anëtarët e një delegacion të Departamentit të Shtetit dhe Ushtrisë së SHBA-së, e cila drejtohej nga Michael Smith, nga Iniciativa globale për operacione paqeruajtëse, kanë vizituar sot edhe Bujanocin, komunën e njohur shqiptare në Serbi, ku i ka pritur në takim prefekti i Bujanocit, Nagip Arifi, me të cilin kanë biseduar afro 40 minuta, transmeton portali Rajonipress, duke iu referuar agjencisë serbe të lajmeve Beta.
Baza Jug e forcave serbe në Cepotin të Bujanocit në të ardhmen do të jetë njëra ndër bazat kryesore në rajon për trajnimin e ushtarëve të vendeve të ballkanike dhe kjo do të ndodhë në vitin 2015, kurse në vitin 2017 do të jenë ushtritë e NATO-s. Kështu është njoftuar prefekti Arifi, i cili pas takimit për media, duke sqaruar aktivitetet e tyre, ka falënderuar shtetin amerikan për ndihmën e pareshtur, që ka dhënë për komunën e Bujanocit.
Ky delegacion më pastaj ka vazhduar në takim me kryetarin e kuvendit komunal Jonuz Musliu, ku ky i fundit është njoftuar me të njëjtat aktivitet të lartpërmendura. Pas takimit, të dy kryetarët, Arifi dhe Musliu kanë marrë dhurata nga ky delegacion, njëra simboli i Ambasadës së SHBA-së në Beograd dhe tjetra simboli i Sektorit të Mbrojtjes nga ambasada e SHBA-ve.
Kryetari i komunës së Bujanocit, Jonuz Musliu tha sot se nuk është i kënaqur me ritmin e zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve në këtë komunë. Pas takimit me zyrtarin e DASH- it amerikan, Paul Jukic dhe me atasheun ushtarak në ambasadën e SHBA-së në Beograd, Paul Brotzen, Musliu tha se zyrtarët amerikanë donin që të shihnin se si ishte situata në terren.
“Vlerësimi im është se lidershipi serb zotohet për të zgjidhur problemin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, por ato janë vetëm fjalë, meqë nuk ka hapa konkretë ka 12 vjet”, tha Musliu, duke shprehur shqetësime edhe për praninë e forcave të xhandarmërisë serbe".
Musliu tha se në takim, “në mes të rreshtave”, u cek se me qëllim të përmirësimit të stabilitetit në Bujanovc dhe Preshevë, baza e tashme ushtarake “Jug” e forcave të armatosura serbe, e cila është disa kilometra larg Bujanocit, do të jetë qendër për trajnim të forcave multinacionale të 13 shteteve, në mesin e të cilave edhe Serbisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë.
Sipas Musliut, pozicioni i LPD-së, të cilën e udhëheq ai, është që përfaqësuesit politikë shqiptarë nga komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë duhet të kenë të njëjtin trup siç do ta kenë serbët nga veriu i Kosovës (asociacionin e komunave).
“Ka filluar zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe tani është koha, që shqiptarët të ndërmarrin hapa për të zgjidhur problemet e tyre politike. Duam reciprocitet me të drejtat që i marrin serbët në veri të Kosovës”, ka thënë Musliu. “Kësisoj edhe shqiptarët duhet të kenë policinë e tyre, komandantin e policisë, si dhe gjykatën e apelit”.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4258
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24