TIRANE- Sërisht kanë qënë të tre, në të njëjtin burg në një dhomë dhe me të njëjtat plane të përbashkëta. Ashtu si në rastin e burgut të Fushë-Krujës, që organizuan tentativën për arratisje, edhe këtë herë treshja Admir Tafili, Fran Marashi dhe Gëzim Gurri, që tashmë janë kthyer në mankth për Policinë e Shtetit, ka kanë mundur të arratisen nga burgu i sigurisë së lartë në Korçë, ku pas tyre janë larguar dhe 4 persona të tjerë.
Nuk dihet se në çfarë rrethana janë gjetur sërisht të tre këtë persona së bashku, pasi njihen si shokë për kokë me njëri-tjetrin, dhe krijues të planit të arratsijes në burgun e Fushë-Krujës. Bashkimi në një burg të vetëm i tyre, i ka dhënë mundësi që të tre së bashku të koordinojnë planin me imtësi, duke e finalizuar me sukeses në orët e mbrëmjes së djeshme, ku dhe kanë lënë me “gisht në gojë” të gjithë gardianët e këtij institucioni.
Përgjegjësia
Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme askush nuk ka qënë në gjëndje të jepte një përgjigje se në çfarë rrethana janë bashkuar sërisht të dënuarit me burg përjetë Admir Tafili, Fran Marashi dhe Gëzim Gurri. Nuk dihet kush nga unonjësit e administratës së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve i ka dhënë ‘OK’ kërkesës që këta tre persona të ribashkohen sërisht në një burg të vetëm. Burime të “Shqiptarja.com” thanë se bashkimi i tyre ka ndodhur gjatë muajve të verës, periudhë kjo kur institucioni i burgjeve drejtohej nga ish-drejtori Gazmend Dibra.
Momentalisht nga ministria e Drejtësisë konfirmohet se është nisur një hetim i imtësishëm për të zbuluar personin që ka firmosur dokumentacionin, që ka bërë mbylljen në një burg të vetëm të tre të dënuarve me burg të përjetshëm Admir Tafili, Fran Marashi dhe Gëzim Gurri. Ribashkimi i tyre ka ardhur në një kohë kur dihej që së bashku ata kishin tentuar dhe dy herë të tjera arratisjen nga qelia. Gjithmonë sipas burimeve, nëse do konstatohen shkelje, personat përgjegjës për këtë rast do të dërgohen për ndjekje penale.
VIP-at në Drenovë
Burgu i sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës, është institucioni ku vuajnë dënimin dhjetëra persona me rrezikshmëri të lartë, përfshirë këtu dhe emra VIP të botës së krimit. Dhe më konkretisht bëhet fjalë për Aldo Baren, allias Alfred Shkurti që konsiderohet nga prokuroria si kapo banda e Lushnjës. Bare ka disa vite që është vendosur në këtë burg, fill pas marrjes së dënimin me burg përjetë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Ndërkohë që një emër tjetër tepër i njohur është dhe Zani Çaushi, i dënuar edhe ky me burg përjetë për krijim të organizatave kriminale, vrasje.
Prej disa vitesh Zani Çaushi vuan dënimin në këtë burg, pasi u transferua nga burgu i sigurisë së lartë në Burrel. Konfirmohet nga burime pranë policisë së Korçës se këta persona nuk kanë bërë asnjë tentativë për tu larguar nga burgu, ndërkohë që të gjitha ambjentet e burgut që prej mbrëmjes së djeshme kanë kalluar në siguri maksimale.
Shkrimi u publikua sot (24.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com