Në Butrint zbarkojnë
teatrot e botës

Në Butrint zbarkojnë<br />teatrot e botës
TIRANE - Festivali ndërkombëtar i teatrit “Butrinti 2000”, rikthehet në datat 18-23 korrik, me edicionin e tij të 12-të , pas dy vitesh mungesë. Sipas drejtorit të Festivalit, Alfred Bualoti, rikthimi i këtij eventi kulturor i kapërcen përmasat e një ngjarjeje kulturore në një mjedis antik të ndërtuar për teatër. Në programin e ditëve të festivalit pritet të interpretojnë trupa nga Bullgaria, Amerika, Spanja, Italia dhe Ukraina. Për katër netë, mbrëmjeve, publiku mund të ndjekë shfaqet në skenën e hapur të teatrit 3 mijëvjeçar në Parkun kombëtar të Butrintit.

Atmosfera e krijuar nga kjo ngjarje kulturore ka rikthyer emocionet e publikut të shfaqjeve, një publik sa i rastësishëm si pushues dhe banorë aq dhe elitar për cilësinë e trupave të ftuara. Në mjediset turistike të Sarandës ku janë vendosur aktorët e ftuar ndihet një klimë miqësie. Tatjana Lolova, aktorja kombëtare e Bullgarisë në moshën 82 vjeçare pritet të interpretojë në një skenë magjike si Butrintit.

“Saranda e mrekullueshme, pohon Lolova, këtu mund t'u shpëtosh paparacëve dhe të shijosh ujërat e pastërta, jam e emocionuar që do të luaj në skenën e Butrintit”. Në këtë edicion paraqet avantazh infrastruktura e përfunduar e rrugës që lidh Butrintitn me Sarandën, ku për pak minuta përfundojnë 15 kilometrat ndarës. Oraret e shfaqjeve të përcaktuara pas orës 21.00 japin mundësinë e ndjekjes së shfaqjeve nga gjithë pushuesit e zonës. Në këtë edicion të 12-të pritet të mbahen edhe minutat homazh në nder të dy aktorëve të mëdhenj të tetarit shqiptar, Agim Qiriaqi dhe Roland Trebicka.

Shfaqja e parë, mbrëmjen e së enjtes është “Spiunazh në epokën e gurit” e regjisorit Pllamen Markov, interpretuar nga trupa e teatrit shtetëror të satirës “Aleko Kostandinov” në Bullgari. Shfaqja e fundit është një spektakël muzikor, “Si ëngjëjt në qiell”, mbrëmjen e 23 korrikut dhe pritet të luhet në shëtitoren e Sarandës nga artistët e teatrit të Bergamos Itali, nën regjinë  e Luigi Pezzoti.

Festivali i Butrintit organizohet nga Qendra Kombëtare e Tetarit Mesdhetar dhe Parku Kombëtar i Butrintit.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin