Në një intervsitë për MAD, vajza e trajnerit të kombëtares shqiptare shprehu emocionet e para të fitores dhe bisedën që bëri me babain. Chiara e ndoqi ndeshjen kualifikuese në Trieste, ku edhe vazhdon studimet për mjekësi dhe kirurgji, bashkë me miqtë e saj italianë.
Menjëherë pas ndeshjes i kam shkruar babit për ta uruar atë dhe këtë skuadër të madhe si Shqipëria. "Ai më telefonoi pas pak minutash, ishte tepër i gëzuar dhe i emocionuar. Më tha se për të ishte suksesi më i madh që ka arritur në karrierën e tij.
Më vonë më nisi një video ku shihej ai, stafi dhe lojtarët duke festuar për fitoren. E pa imagjinueshme! Kam qarë nga gëzimi për të...", shpjegoi 24-vjeçarja momentet e para të kualifikimit.
Chiara Sofia u shpreh shumë e emocionuar për fitoren e kombëtares shqiptare. E pyetur se për cilën skuadër do të bëjë tifo këtë Europian, Sofia tha: "Edhe pse zemra ime i përket Italisë, më duhet të pranoj që do të bëj tifo për Shqipërine! Forca Shqipëria!"
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)