TIRANE- Banesën dy katëshe të familjes Abeshi e ka pllakosur zija. Teksa i afrohesh, dëgjon zëra njerëzish rreth ngjarjes që tronditi familjen Abeshi. Mondi Abeshi, 43 vjeçari nga Tiranë që i dha fund jetës së tij pasditen e kësaj të shtune, jetonte në një shtëpi private në rrugën “Artan Lenja”, në Tiranë.
Vetëflijimi I tij u hamendësua se erdhi si shkak i arrestimit të nipit të tij Mario Mema I dyshuar mbi vrasjen e 19-vjeçarit Ismail Lulit në Itali, ngjarje kjo e ndodhur një javë më parë. Por që, duket se 43 vjeçari, baba i tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali 12 vjeçar, kishte kaluar në depresion pas një aksidenti me makinë. Gazeta “Shqiptarja.com” shkoi për të biseduar nga afër me familjarët e tij për të mësuar mbi ngjarjen e ndodhur.
/Shqiptarja.com