Deklarata e Ben Blushit që kërkoi heqjen e statujës së Lef Nosit nga qyteti i Elbasanit ka shkaktuar një histeri kolektive. Gati të gjithë që i janë turrur kanë si argument kryesor gjyshin dhe gjyshen e shkrimtarit politikan, marrëdhëniet personale që mund të kenë pasur dy familjet në qytetin e Elbasanit, a thua se bëhet fjalë për një sherr mes grave të Shuteriqëve dhe Nosëve se kujt i përket pusi i lagjes “Kala”, i cili sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo zhurmë ka një emër të çuditshëm, “pusi që lahet vetë”.
Debati rreth Lef Nosit dëshmon dhe njëherë se jemi një komb që ende nuk ka zgjidhur të vërtetat e thjeshta historike që bota i ka mbyllur mbi 70 vjet më parë. Lef Nosi, Mustafa Kruja, Mithat Frashëri apo shumë të tjerë kishin në vitet 30 statusin e etërve themelues . Me shumë të drejtë respektoheshin deri në adhurim jo vetëm se ishim firmëtarë të aktit të pavarësisë së Shqipërisë por dhe për çdo kontribut tjetër që kishin dhënë për forcimin e identitet kombëtar. Ata pastruan zgjyrën otomane dhe vendosën tullat e fundit në ngrehinën e Rilindjes Kombëtare. Shkurt, merita e tyre është se ata i kthyen shqiptarëve dinjitetin.
Rasti i tyre është i ngjashëm me atë të Filip Petë. Në të njëjtën periudhë kohore marshalli 80 e ca vjeçar konsiderohej si figura më e ndritur e historisë së Francës pas Napoleonit. Petë ishte fitues i betejës së Verdunit, e cila i dha fund luftës së parë botërore çka solli triumfin e Francës ndaj armikut gati-gati gjenetik, Gjermanisë. Francezët i dhanë fund poshtërimit gati 50-vjeçar në Konferencën e Paqes në Versajë. Fituesit e Luftës së Parë Botërore u mblodhën në pallatin që ishte rezidenca e sovranitetit francez, pikërisht në pallatin ku gjysëm shekulli më parë Bismarku nënshkroi aktin e bashkimit të Gjermanisë. Marshalli Petë fshiu njollën e turpit nga ndërgjegjja kombëtare franceze dhe e ktheu sërish Francën në një nga tre Fuqitë e Mëdha.
Lufta e Dytë Botërore e ndau çdo komb në dy pjesë. Ashtu si Shqipëri dhe në Francë njerëzit u ndanë në dy kampe. Ata që pranuan pushtimin fashist dhe ata që vendosën të rezistojnë. Në Francë ndarja ishte e tillë: Hitleri krijoi në qytetin e vogël të Vishisë një qeveri kolaboracioniste, në krye të së cilës u vendos pikërisht marshalli Petë. Ashtu si marshalli një pjesë e madhe e francezëve e konsideruan pushtim si fatalitet, ndërsa pjesa tjetër, në qershorin e vitit 1940 filloi të dëgjojë Radio Londrën, ku një gjeneral thuajse i panjohur bënte thirrje për rezistencë.
Në një kohë fare të shkurtër Dë Gol arriti të krijojë “Francën e lirë” dhe të bëhet partner me Cërcillin, Ruzveltin dhe Stalinin. Dhe ia doli. Dinjiteti i Francës u kthye në gushtin e vitit 1944 kur Dë Gol i kërkoi Ajzenhauerit, komandantit të përgjithshëm të trupave aleate, që divizioni i parë do hynte në Paris të ishte francez, ai drejtuar nga gjenerali Lëklerk.
Në memuaret e tij Dë Gol përshkruan dhe ditët e para të çlirimit. Në harkun kohor të një jave u pushkatuan 5 mijë vetë, të gjithë zyrtarë të regjimit kuisling të Vishisë. Gjenerali rrëfen se dhe Petë u dënua më vdekje nga një gjykatë ushtarake, por ishte Dë Gol që nënshkroi zbutjen e dënimit nga pushkatim në burgim të përjetshëm.
Historianët e shpjegojnë me dy arsye: Petë po i afrohej të 90 dhe marshalli kishte qenë mentori i karrierës ushtarake të gjeneralit Dë Gol deri në momentin e pushtimit, kur rrugët e tyre u ndanë, njëri drejt qytetit të Vishisë dhe tjetri drejt avionit të fundit që udhëtoi nga Parisi në Londër.
Kjo është e vërteta e thjeshtë e historisë së Francës gjatë luftës së dytë. Petë nuk ka asnjë statujë në ndonjë rrugë apo shesh të Francës. Ka vetëm një varr të thjeshtë në ishullin e vogël ku kaloi burgimin deri ne vitin 1951 kur vdiq. Ndërkohë sheshi I harkut të triumfit në Paris dhe aeroporti kanë emrin e Dë Gol. Në hyrje të Shans Elize ndodhen dy statuja përballë njëra tjetrës, ato të dy fitimtarëve të Luftës, Cërcillit dhe Dë Golit.
Krahasimi me historinë e Francës është i vlefshëm deri me përfundimin e luftës. Ndëshkimi i kolaboracionistëve në Francë zgjati vetëm një javë, ndërsa në Shqipëri tre breza njerëzore. Një vit pasi hyri si çlirimtar në Paris Dë Gol u tërhoq nga politika. Ditët i kalonte në shtëpinë e tij në fshatin Colombey les deux eglises duke shkruar kujtimet deri në vitin 1958 kur gjithë kombi ju përgjërua të kthej sërish në krye të vendit.
Vetëm Dë Gol kishte autoritetin moral për të prerë nyjën gordiane të kolonive. Ndërkohë në Shqipëri çlirimi u shoqërua me vendosjen e diktaturës më të pashpirt në krejt Evropën. Dhe fataliteti ynë historik është se nga të dyja anët e Drinit çlirimtarët fillojnë e sillen si pushtues.
Ky duhet të jetë dhe shkaku përse ne nuk i kemi mbyllur ende llogaritë e Luftës së dytë Botërore.
E megjithatë në Francë nuk ka asnjë bust për Filip Petë.
/Shqiptarja.com