DUKAGJIN - Ky është sheshi i “2 Blinjve” në fshatin Prekal ku dy turistët çekë ndaluan për herë të fundit pasditen e së premtes vetëm pak orë para se të ekzekutoheshin mizorisht me armë në makinën e tyre.
Të gjithë turistët që zgjedhin të zbulojnë bukuritë e kësaj zone, ashtu siç dy çekët e dashuruar po ktheheshin nga Thethi, nuk i kanë rezistuar hijes së këtyre blinjve, por sot gjithçka është e boshatisur dhe e heshtur.
A1 Report është kthyer në këtë zonë të Dukagjinit, një ditë pas ngjarjes tragjike që shokoi opinionin publik. Shumë pranë sheshit, ka qenë një murgeshë e cila nga kisha ka parë dy të rinjtë Michael Svatos dhe Anna Kosinova të pushojnë, por dëshminë e saj nuk dëshiron ta japë para kamerave.
Heshtja ka pllakosur mes banorëve dhe jetës së fshatit ku ata i druhen kamerës dhe përgjigjes për pyetjen që me indinjatë ngritën qindra shqiptarë..."Përse u vranë turistët çek?"
Ky flamur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës valëvitet në një lokal të vogël dhe të thjeshtë i cili pret turistët e shumtë që zgjedhin të eksplorojnë bukuritë e Alpeve shqiptare. Pikërisht në këtë lokal janë ndalur edhe të rinjtë çekë të cilët kanë marrë disa pije freskuese. Banorët thonë për A1 Report se nuk kanë arritur të shquajnë të tjerë persona përveç turistëve. Por të tjerë dëshmitarë thonë se autori mund të ketë qenë brenda automjetit Nissan të turistëve çekë, Michael Svatos 27 vjeçar dhe Anna Kosinovës 36 vjeç.
Jashtë kamerave, banorët tregojnë më tej se pas momentit të pushimit të rinjtë janë kthyer në makinë dhe rrugëtimi tyre ka vijuar në drejtim të fshatit të Urës së Shtrenjtë e më pas drejt Shkodrës.
Por destinacioni i tyre u ndërpre brutalisht pikërisht në këtë rrugë. Gjurmët e gjakut dhe të makinës që u aksidentua pas plumbave të kallashnikovit që morën pas koke çifti i turistëve çekë janë ende prezente, e ndoshta do të mbeten gjatë në fshat.
Foto të tjera Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4314
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56