Në Gjermani vritet emigranti nga Kosova - dorasi serb 

Në Gjermani vritet emigranti nga Kosova - dorasi serb 
Një shtetas serb ka qëlluar për vdekje një shqiptar nga Kosova pranë punëtorisë së tij në Bielefeld të Gjermanisë.

Sipas mediave gjermane, viktima që u vra ishte 36 vjeç dhe se po punonte në punëtorin e tij për ngjyrosjen e makinave, që e kishte hapur si biznes privat. Mediat kanë hedhur poshtë pretendimet se kosovari ishte përfshirë në trafikimin e drogës dhe se kjo ka qenë arsyeja e vrasjes nga ana e serbit, që është i përfshirë në rrjetin e shpërndarjes së narkotikëve.

Familja e emigrantit të ri shqiptar ka theksuar para policisë gjermane se djali i tyre nuk ka pasur asnjë konflikt me ndonjë persona tjetër dhe se po shikonte punën e tij në biznesin e hapur.

Konstruksionet e deritanishme te policisë shpjegojnë se serbi kishte goditur atë prapa shpine, përderisa ai ishte duke shkuar tek makina e tij.

Familja e viktimës ka kërkuar kryerjen e obduksionit dhe zbardhjen e rastit, ndërsa është bërë kërkesa për varrimin e tij në Kosovë

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën