Në Itali janë tashmë të sigurt:
Cana sezonin tjetër te Marseja!

Në Itali janë tashmë të sigurt:<br />Cana sezonin tjetër te Marseja!
Sipas mediave italiane, mesfushori i përfaqësueses shqiptare nuk bindi as drejtuesit e skuadrës, e as tifozët, të cilët e kanë kritikuar shpesh për paraqitjet e tij. Sikur të mos mjaftonte kjo, dëmtimet e vazhdueshme kanë përgjysmuar sezonin e tij dhe kanë e bërë shumë të vështirë që futbollisti të gjejë një vend në formacion.

Si rrjedhojë, duket thuajse i sigurt kthimi i tij te Olimpik Marseja, skuadra ku arriti kulmin e karrierës së tij, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit ndonëse në një moshë të re. Ky ekip është pranë procesit të rinovimit të skuadrës, pasi ka zhgënjyer në edicionin e fundi duke fituar vetëm një Kupë Lige por duke mos qenë asnjëherë protagonist në luftën për titull.

Vetë Cana nuk duket se do ta refuzojë këtë kthim, pasi ka shprehur shpesh dëshirën për të luajtur përsëri në “Velodrom”, ndonëse do të preferonte që një gjë të tillë ta bënte më vonë gjatë fundit të karrierës së tij. Bashkë me Canën, nga Italia drejt Francës do të udhëtojë edhe mesfushori i Milanit, Matië Flamini, edhe ky me një të kaluar te marsejezët.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Zvicër, 11 vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni

Tragjedi në Zvicër, 11 vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni