Në janar zgjidhet Drejtori i ri
Teatrit Kombëtar, kandidaturat

Në janar zgjidhet Drejtori i ri<br />Teatrit Kombëtar, kandidaturat
TIRANË - Pas dorëzimit të dosjeve për postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar, gjatë muajit këti9j muaji (Janar) pritet të bëhet shqyrtimi i tyre nga Ministria e Kulturës.
 
Ndër kandidatët për këtë post janë regjisorët Armando Bora, Edmond Budina, Hervin Çuli, Alfred Trebicka, Spiro Duni, Alfred Bualoti, aktori Laert Vasili, Piro Kita dhe Romeo Kodra. Duke pasur parasysh zgjedhjen që është bërë për drejtorët e institucioneve të tjera, ku kandidatët fitues kanë qenë ata që vinin nga një përvojë suksesi jashtë vendit, aktori që jeton prej vitesh në Greqi Laert Vasili, është ndër kandidatët më të përfolur për këtë post.
 
Reformimi i Teatrit Kombëtar është diskutuar më herët nga MK mes profesionalistësh të fushës, ndaj dhe  prezantimi i një platformë menaxheriale, e cila duhej t’u përshtatej objektivave të Ministrisë së Kulturës për këtë institucion, ishte një nga kriteret e konkursit.
 
Sipas MK-së, emërimi i një drejtuesi të ri në krye të Teatrit Kombëtar është kërkesë e politikave të reja për menaxhimin dhe edukimin artistik, por edhe thirrje që vjen nga vetë komuniteti i artistëve.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje