“Miq të dashur. Me keqardhje ju njoftoj që këtë vit nuk do jem pjesë e trajnerëve në “The Voice of Albania 4”.
Kjo, jo për zgjedhje personale por sepse bordi i Top Channel ka vendosur të freskojë panelin me dy artistë te tjerë. Për mua ka qenë një eksperiencë fantastike pjesmarrja ime per 3 vjet rrjesht."-ka shkruar Deda.
Gjatë sezonit të katërt të “Voice of Albania” juria do të ketë dy emra të rinj të cilët i bashkohen Alma Bektashit dhe Sidrit Bejlerit, të cilët janë këngëtarja Elsa Lila dhe këngëtari dhe kompozitori kosovar Genc Salihu.
Fillimisht paneli i jurisë së Voice ishte i përberë nga Elton Deda, Miriam Cani, Alma Bektashi dhe Sidrit Bejleri, por gjatë sezonit të tretë të këtij talent show Miriam Cani u zëvendësua nga këngëtarja Aurela Gaçe, e cila u shpreh që në mbyllje të sezonit që nuk do të ishte më pjesë e këtij emisioni.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)