TIRANË - Arrestohet nga policia, një i ri i kërkuar për plagosje në zonën e Porcelanit. Burime nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se, është vënë në pranga rreth orës 21:00, Aleksandër Hido, pasi dyshohet se është autori i dyshuar i plagosjes së Altin Kullojkas.

Policia ka bërë të ditur se, ngjarja ka ndodhur rreth dy javë më parë në një lokal, pranë banesës së të plagosurit. Shkak kishte qenw njw sherr i momentit mes dy personave.

Pas ngjarjes, Hido ishte larguar nga vendi ngjarjes dhe policia e kishte shpallur në kërkim. Arrestimi i tij është bërë gjatë orëve të mbrëmjes së sotme, pas marrjes së informacioneve në rrugë operative nga ana e policisë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)