Në Karaçevë, barrikada, pankarta
kundër xhandarmërisë serbe
Të revoltuar nga hyrja e xhandarmërisë serbe brenda territorit të Kosovës banorët e fshatit Karaçevë kanë vendosur flamuj e pankarta me mbishkrimin: “Stop hyrjes së xhandarmërisë serbe në Kosovë."
KARAÇEVË - Të revoltuar nga hyrja e xhandarmërisë serbe brenda territorit të Kosovës banorët e fshatit Karaçevë, në rrugën e Breznicës, janë organizuar dhe kanë vendosur flamuj e pankarta me mbishkrimin: “Stop hyrjes së xhandarmërisë serbe në Kosovë.
Protesta e para disa ditëve e banorëve të Karaçevës nuk u bëri punë, as thirrjet e lutjet e përditshme drejtuar institucioneve qendrore, që të trajtohet seriozisht rasti i Karaçevës, transmeton Rajonipress.
Banorët e Karaçevës të shtunën në mesditë kanë gjetur një formë tjetër për të shprehur revoltën e tyre paqësore.
Selver Lenjani, përfaqësues i këshillit të fshatit tha se askush nuk ka reaguar deri tani rreth hyrjes me motorë të xhandarmërisë serbe.
“Ne së bashku me banorët të përkrahur edhe nga diaspora vendosëm, që në vendin ku ka parakaluar xhandarmëria serbe, e quajtur si “Rruga e Breznicës’ të vendosim një barrikadë, ku janë të vendosur flamujt shqiptarë dhe ai amerikan”, sqaroj Lenjani.
Lenjani tha se kësaj radhe nuk do të lëvizin nga vendi sepse xhandarmëria serbe e ka tepruar me provokime dhe është shumë normale që edhe popullata të frikësohet.
“Këta flamuj simbolizojnë se kjo tokë dhe ky vend i takon Kosovës dhe xhandarmëria serbe, kur të hasë në këtë barrikadë do të ketë bukur telashe e pasoja. Ne do ta mbrojmë vetë pjesë tonë të tokës, e cila është punuar me vite nga stërgjyshërit tanë”, tha Lenjani.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4258
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24