Radomir Markoviçi ka dhënë urdhër për vrasjen e gjashtë të rinjve serbë më 14 dhjetor 1998 në bar-kafenë “Panda” në Pejë, shkruan gazeta serbe "Kurir".
Krimi është kryer nga Legija, komandanti famëkeq i JSO-së.
(Në foto: Radomir Markoviçi në të djathtë).
Një burim i afërt me qeverinë serbe i ka thënë kësaj gazete se tashmë ekzistojnë prova konkrete, që e lidhin Radomir Markoviçn, në atë kohë ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë me krimin në Pejë.
Gazeta Kurir, e njohur për qëndrime të saj antishqiptare, në këtë shkrim pranon se qëllimi i vrasjes së të rinjve serbë ka qenë dëmtimi i imazhit të UÇK-së në opinionin ndërkombëtar; pra, Serbia ka vrarë vetë serbët e Pejës me qëllim që bota të mendojë se krimi u krye nga shqiptarët.
I pari që pranoi se kjo vrasje u krye nga Shteti Serb ishte zëvendëskryeministri aktual, Aleksandër Vuçiç.
(Në foto: Viktimat serbe të masakrës së Pejës)
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)