“Nata Ndërkombëtare e Muzeve” do të zhvillohet në Muzeun Historik Kombëtar për të tretin vit radhazi.

Në kuadër të kësaj dite nesër, Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare Kulturore për Fëmijë dhe Drejtorinë Arsimore Rajonale Tiranë ka organizuar hapjen e ekspozitës “Vizatoj Historinë” me piktura të objekteve të ekspozuara në pavijonet e muzeut nga nxënës të 10 shkollave 9-vjeçare të Tiranës.

muzeu

Gjatë zhvillimit të aktivitetit “Vizatoj Historinë” dhe Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, e cila me vendim të Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve është caktuar më 18 Maj.

Hyrja  për të vizituar Muzeun Historik Kombëtar do të jetë falas.

Redaksia Online
(m.ç/Shqiptarja.com)