Ka mësues që nguliten thellë në kujtesën e nxënësve. Kjo arrihet nga personaliteti i tyre, dashuria e ngrohtësia që tregojnë, mënyra e komunikimit, dëshira për t’i ndihmuar dhe sakrifica për të qenë përherë pranë tyre, me një buzëqeshje dhe fjalë të ngrohtë, edhe kur vetë mësuesja mund të jetë në stres nga plot halle personale. E tillëështë mësuese Lumturi Vladi, me 40 vjet eksperiencë mësimdhënieje. Sot drejton shkollën nëndëvjeçare publike “Dora D’Istria” nëTiranë. Kudo ku ka shkuar të punojë, ka sjellë ndryshimin. Në shkollën “Dora D’Istria” erdhi në shkurt të këtij viti dhe në tetë muaj solli sigurinë në mjediset e shkollës. U hoqi një shqetësim të madh të gjithë nxënësve dhe prindërve të tyre.
Prindërit i çonin fëmijët në shkollë me frikën se mund t’u ndodhë diçka më e rëndë se zënkat e zakonshme tënxënësve të nëndëvjeçares. Prania e rrugeçërve dhe drogës në shkollëua shtonte këtë shqetësim.Nënëmadhja, siç e quajnë me afeksion e përkëdheli nxënësit e saj, e gjeti shkollën (si dhe gjithe shkollat e tjera ku ka kontribuar) me shumë probleme. Shkolla kishte nxënës problematikë, që nuk futeshin në mësim dhe rrinin në oborrin e shkollës. Kontrollonin çantat e nxënësve të tjerë me te vegjel ne moshe, për lekë, madje dy ketyre “kontrolluesve” ishin të skeduar nga policia, bashkë me familjet e tyre, për aktivitet droge dhe prostitucioni. Nxënësit e klasave më të ulta ndiheshin si të terrorizuar nga nxënësit më problematikë dhe zhurmëmëdhenj të klasave të teta dhe të nënta.
Këta të fundit I “prodhonin” zhurmën dhe zullumet në pushime dhe gjatë orëve të mësimit. Mësuese Lumturia solli qetësinë dhe rregullin e duhur në këtë shkollë publike, duke i kthyer asaj autoritetin dhe dinjitetin. Përpara shkurtit 2014, bodrumet e shkollës notonin në ujë dhe ishin një rrezik real për shembjen e shkollës. Në pak kohë, Nënëmadhja thau dhe pastroi bodrumet, duke siguruar higjienën e duhur për banjot e shkollës dhe të gjitha ambientet e tjera. Më parë, në to nuk hyje dot, nga era e rëndë dhe papastërtitë. Tani gjithshka është kthyer në normale. Nënëmadhja nuk ndalet kur synon të bëjë diçka të mirë për nxënësit dhe shkollën. Për të të shtunat dhe të djelat janë ditë pune, njëlloj si ditët e tjera.
T’i ndihmosh nxënësit në nevojë është për të një pasion I fortë, por që mrekullisht nuk e gërryen, nuk e konsumon, por e mban energjike e të freskët në komunikim, si edhe 40 vite më parë. Nënëmadhja e hap zyrën e saj në shtatë të mengjesit dhe largohet në tetë të mbrëmjes. Shkolla njohu ç’është disiplina e vërtetë, të ardhurit në orar dhe të sjellurit si duhet, me përgjegjësi e seriozitet, të mësuesve dhe nxënësve më të rritur. U fut praktika e konsultimeve të detyruara përpara dhe pas mësimit, konsultime që kaq shumë i ndihmojnë nxenesit, sidomos ata te klasave të teta dhe të nënda, që kanë ngarkesë të madhe orësh dhe mësimesh. Konsultimet tani bëhen edhe nga ora 7.15 deri në orën 8 të mëngjesit, kur llon mësimi, në ditë të caktuara. Shkolla organizoi festën e Luleve me një qasje të veçantë, pa i detyruar fëmijët të sillnin lekë nga shtëpia për lulet. Çdo të premte të dytë të çdo muaji, zhvillohet në të kros masiv, ku vetë Nënëmadhja, megjithë vitet mbi supe, vrapon e para.
Shtimi i sportit në shkollë u shërben sidomos nxënësve të klasave të teta dhe të nënda, pse i largon nga rreziku i drogës dhe i sjelljeve të pahijshme e akteve të rrugaçërisë. Dera e zyrës së Nënëmadhes është e hapur për çdo nxënës e prind që ka një problem me shkollën, në çdo orë të ditës. Ka diçka të veçantë në komunikimin me të. Menjëherë ta kupton problemin që ke, për të cilin ke ardhur ta takosh dhe hidhet në kahun se si të bëjë që të ta zgjidhë. Është njësoj në sjellje më të gjithë, e çiltër dhe gjithnjë buzeqeshur, me batutën te maja e gjuhës, me një zë të fortë karakteristik, që rrezaton energji e ngrohtësi. Nxënësit lënë kokën për të. Ka nxënës të shkollave të tjera ku ajo ka dhënë mësim, që duan të vijnë në shkollën “Dora D’Istria”, vetëm pse ajo është aty.
Ka shumë poezi, ese, përkushtime, hartime dhe shkrime të nxënësve për Nënëmadhen e tyre. Deri tani jane bërë tre libra kushtuar asaj dhe në proces botimi është një i katërt. Një nxënëse e klasës së tetë, që kishte kaluar një periudhë shumë të vështirë dhe me ndihmën e mësueses doli nga problemi, I shkruan: ”Je ashtu si e ke emrin, mësuesja ime e dashur, pse solle qetësinë dhe lumturinë në ditët e mija!”. M’u kjo mësuese, kur Kryeministri foli më 3 nëntor për arsimin parauniversitar dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. E ardhmja e tyre është më e sigurtë, kur pranë kanë mësues që dinë të komunikojnë dhe i lumturojnë me dashurinë dhe kujdesin që u falin.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 15 Nëntor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com