Nënë Tereza, 36 vjetori i vlerësimit
me çmimin “Nobel për Paqe”

Sot, mbushen plot 36 vite që kur Nënë Tereza ka marrë çmimin Nobel për Paqe.

Çmimi Nobel, iu dha humanists së madhe shqiptare, Nënë Tereza në vitin 1979.

Ajo pati deklaruar në këtë moment, se: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.

Ishte pikërisht kjo ditë që e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare, ndonëse ajo ka hasur në vështirësi për të folur rrjedhshëm shqip pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare.

Pavarësisht kësaj, ajo kurrë nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare, pasi edhe shkrimet e saj janë ruajtur në gjuhën shqipe si psh letrat e rinisë dhe më pas me përshëndetjen që i bëri në shqip popullit shqiptar pas fitimit të çmimit Nobel më 1979.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Furgoni i udhëtarëve karambolohet me kamionin në Pogradec, plagosen 2 pasagjerë! Një i lënduar dhe pas përplasjes së veturës me eskavatorin në Cërrik