Nëna e 2 fëmijëve e vdekur
42 min. rikthehet në jetë

Nëna e 2 fëmijëve e vdekur<br />42 min. rikthehet në jetë
 AUSTRALI -  Nëna e dy fëmijëve u kthye nga vdekja pas 42 minutave në sajë të një makine të teknologjisë së lartë, e cila mban gjakun të rrjedhi për trurin e saj.
  
Mjekët australianë kanë vërtetuar provat se mund të ketë jetë pas vdekjes duke ringjallur një grua 42 minuta pasi ajo ishte deklaruar e vdekur.
 
Nëna e dy fëmijëve, Vanessa Tanasio, 41 vjeç, u shtrua në spitalin e Melburn pas pësimit të një goditje të madhe në zemër në shtëpinë e saj në periferi të Narre Ëarren.
 
Mjekët u përpoqën dëshpërimisht për ta ringjallur atë në ambulancë, por pas mbërritjes në Spitalin e Zemrës Monash ajo ishte deklaruar klinikisht e vdekur.
 
Sot Znj Tanasio, e ulur në shtratin e saj në spital ishte duke qeshur dhe biseduar me nënën e saj Virxhinia dhe me dy fëmijët, Ella, 11 vjeç dhe Max, 9 vjeç.
 
Znj Tanasio, e quajtur nga media australiane si një “paciente mrekullie”, ja ka borxh jetën e saj një makine të teknologjisë së lartë që rrjedh gjak për të mbajtur trurin e saj në jetë.
 
Me trurin e saj, i cili vazhdonte të funksiononte në sajë të pajisjes së quajtur LUCAS2, kirurgët ishin në gjendje për të kryer një trajtim urgjent në zemrën e saj për ta kthyer atë në një ritëm normal. "Unë ndihem në gjëndje të shkëlqyer," tha Znj Tanasio në një intervistë telefonike të shkurtër nga spitali. "Unë jam krejtësisht e befasuar. Unë ndodhem ende këtu me fëmijët e mi”.
“Mjekët dhe infermierët kanë qenë të mrekullueshëm – makina ishte e mrekullueshme”.
 
Një zëdhënës i spitalit e përshkroi mbijetesën e zonjës Tanasio si “të habitshme”.
 
 “Ajo është një shpirt i mirë”, tha zëdhënësi i spitalit. “Ky është një lajm jashtëzakonisht i mirë”. Para një viti, një burrë në këtë spital, Colin Fiedler, 39 vjeç, u soll në jetë pas pësimit të një goditje të madhe në zemër. Ai u deklarua klinikisht i vdekur për më shumë se gjysmë ore.

Nga ky rast, mjekët përdorën të njëjtën makinë të teknologjisë së lartë, e cila iu përshtat rreth gjoksit dhe e ndihmoj zemrën për të rifilluar. Një kardiolog në NeË York tha në një intervistë të fundit se mund të ketë jetë pas asaj që perceptohet si vdekja për aq kohë sa truri funksionon. 

 Por, ai tha se në qoftë se truri është dëmtuar rëndë atëherë nuk do të ketë cilësinë e jetës një pacient, i cili është sjellë përsëri në një gjendje vegjetative. Ai tregoi për një vajzë japoneze, e cila ishte deklaruar e vdekur për më shumë se tre orë, por ishte ringjallur dhe ishte në gjendje të jetonte një jetë normale.


Vanessa Tanasio

(Ne foto: Vanessa Tanasio, bashkeshorti dhe dy femijet e saj)

Redaksia online 
(mz/sg/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Pasi vrau gruan me thikë, shqiptari shkoi në hotel! Ndezi televizionin për të parë lajmet për krimin e rëndë

Pasi vrau gruan me thikë, shqiptari shkoi në hotel! Ndezi televizionin për të parë lajmet për krimin e rëndë