Një nënë që masakroi brutalisht djalin e saj 5-vjecar, është shpallur zyrtarisht e çmendur.

Farai Chirashi, nëna 32-vjecare, sulmoi me goditje të njëpasnjëshme me thikë djalin e saj Scott disa muaj më parë, në banesën e tyre në Alva të Skocisë. Doktorët e gjetën djalin e vogël të masakruar, të gjakosur dhe me zemrën e shkulur nga kraharori.

Megjithatë prokurorët e deklaruan autoren e ngjarjes si të pafajshme, pasi avokatët e saj e paraqitën si person me probleme mendore. Gjykata e lartë në Glasgoë mori gjithashtu edhe deklaratën e një doktori psikiatër, i cili tha se Chirashi kishte halucinacione me përmbajtje të çuditshme fetare.

Sipas tij, nëna  besonte se ishte dërguar në një mision nga Zoti në momentin që kreu vrasjen makabre. 
scott
scott
scott
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)