Një artiste dhe piktore e quajtur Mica Angela Hendricks, prej disa kohësh, ka nisur një projekt artistik, në bashkëpunim me vajzën e saj të vogël 4-vjeçare, duke krijuar kështu disa vepra arti.
Gjithçka nisi krejt rastësisht, kur mamaja zbuloi që vajza e saj kishte vizatuar disa trupa dhe i kishte lënë fletët nëpër shtëpi, ndërkohë që ajo vetë po punonte për një projekt dhe kishte vizatuar disa fytyra për një ilustrim.

Hendricks, në vend që të nxehej nga ajo rrëmujë që kishte krijuar vajza e saj, kishte mbetur shumë e habitur duke parë që 4-vjeçarja kishte vlera artistike të tilla dhe që kishte dashur të ndihmonte mamanë e saj.
Pas kësaj ngjarje, lindi një bashkëpunim artistik mes mamasë dhe vajzës të cilat kanë krijuar vepra vërtetë të veçanta dhe kurioze, që nuk mund të mbeten pa u vënë re.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com