PENSILVAN - Një nënë nga Pensilvani hyri në sistemin kompjuterik të shkollës duke ndryshuar kështu notat e fëmijëve të saj. Nëna bëri një hap të madh për t’i parë fëmijët e saj të suksesshëm në jetën shkollore.

Policia e shtetit dhe zyrtarët e shkollës thanë se Catherine Vanusto, 45 vjeç, pranoi se ka përdorur informacion sekret në kohën kur punonte si sekretare në NorthWestern Lehing School, për tu log-uar në sistemin kompjuterik në shumë raste.

Duke përdorur një fjalëkalim ajo ndryshoi një notë ngelëse për vajzën e saj në vitin 2010 dhe shtoi një gradë nga 98 në 99 për djalin e saj, në muajin Shkurt po të këtij viti.

Autoritetet thanë se nëna Hacker gjithashtu përdori edhe fjalëkalimet e punës për të hyrë në sistemin e burimeve njerëzore të qarkut. Ajo tha në gjykatë se këtë e bëri nga mërzija dhe kurioziteti.

(gm/shqiptarja.com)