Instagrami ka fshirë adresën e një nëne, e cila kishte publikuar një fotografi ku bënte joga lakuriq dhe njëkohësisht ushqente me gji vajzën e saj. Profili i Amy Woodruff u fshi pasi kishte shkaktuar shumë ankesa dhe polemika, pasi gjesti i saj cilësohej i turpshëm.

“Kjo gjë është e turpshme. Ajo nuk ka respektuar veten dhe duhet të mbulohet”, shkruan një komentues.

Nga ana tjetër, disa përdorues të Instagram, i kanë bërë një peticion rrjetit social, ku i kërkojnë që të rikthejnë përsëri profilin e Amy Woodruff.
joga
(Në foto Amy Woodruff duke bërë joga dhe duke ushqyer vajzën me gji)

“Veprimi i Instagram ishte tepër zhgënjyes dhe ka zemëruar një komunitet të tërë. Rikthejani profilin përsëri”, shkruan një nënë nga Australia.

Në foto tregohej Amy Woodruff, e cila ishte me kokën poshtë duke qëndruar vertikal me këmbët në drejtim të qiellit tërësisht nudo. Gruaja po praktikonte joga dhe në të njëjtën kohë ushqente me gji edhe vajzën e saj.

Fotografia është realizuar nga bashkëshorti i saj, të cilët më pas e postuan në rrjetin social Instagram. Pasi imazhi u përhap në rrjetin social, përdoruesit e emërtuan nënën me termin “frymëzuese”.
instagram

(v.gj/shqiptarja.com)