Nënat që pijnë alkool, rrezikojnë
7 herë më shumë bebet e tyre

Nënat që pijnë alkool, rrezikojnë<br />7 herë më shumë bebet e tyre
Nënat që pijnë i ekspozojnë fëmijët e tyre ndaj këtij rreziku shtatë herë më shumë. Një në gjashtë "vdekje në karrocë”, vdekja e menjëhershme dhe e papritur e një foshnje në dukje të shëndetshëm (Sudden Infant Death Syndrome ose SIDS) - një dukuri që ende nuk shpjegohet nga shkenca - mund të jetë e lidhur me përdorimin e madh të alkoolit gjatë shtatzënisë ose menjëherë pas lindjes.

Sipas hulumtimeve nga Universiteti Curtin në Perth, Australi, mund të jetë rezultat si i ekspozimit ndaj alkoolit në barkun e nënës, si i sjelljes së nënës që krijon një mjedis të rrezikshëm për fëmijën pas lindjes.

Colleen O'Leary, nga qendra kërkimore në shëndetin e popullsisë së universitetit thotë se:  "Rezultatet e studimit tregojnë se përdorimi i rregullt i alkoolit nga ana e nënës rrit rrezikun e vdekjes së menjëhershme të bebeve të porsalindura, si nëpërmjet efektit të drejtpërdrejtë në fetus ashtu edhe mënyrë indirekte duke krijuar një mjedis të rrezikshmë për bebin” Në të kaluarën sindromi ka qenë i lidhur me pirjen e duhanit nga ana e nënës dhe mjediset e pasigurta, por pak studime deri më tani kanë bërë lidhjen me alkoolin.

Studimi – Në studimi janë ekzaminuar të dhënat për rreth 78.000 grave që kanë lindur në mes të viteve 1983 dhe 2005, duke krahasuar numrin e vdekjeve të foshnjeve të lindur nga nënat që ishin diagnostuikuar me probleme me alkoolin, me rastet e fëmijëve të lindur në gra pa një diagnozë të tillë.

"Doli se fëmijët e lindur nga nënat të diagnostikuara me probleme me pijen kanë një rritje të rrezikut të vdekjes në krevat portativ shtatë herë më shumë. Dhe nëse nëna vazhdon të pijë edhe gjatë vitit të parë pas lindjes, atëherë rreziku është nëntë herë më i madh.

Një faktor kontributiv - Hulumtuesit kanë identifikuar disa shkaqe për vdekjen e foshnjeve: mbi ekspozimin ndaj alkoolit jatë kohës që është në barkun e nënës, faktorë të tjerë janë thithja e tymit të cigareve, dehidratim, infeksionet dhe neglizhimi. "Vdekja në karrocë” prek fëmijët në vitin e parë të jetës dhe është shkaku kryesor i vdekjes në mesin e fëmijëve të lindur të shëndetshëm.

Shkrimi u botua sot Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.03.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi