Moderatorja e njohur Floriana Garo ka pozuar me barkun e rrumbullakosur. Në muajin e tetë të shtatzënisë, Floriana ka dhënë një intervistë për Revistën Who, dhe ka treguar gjithashtu ndjesitë e të bërit nënë.
Moderatoja duket shumë e bukur, dhe shtatzënia i ka dhënë shumë hijeshi.
Lajmin për shtatzëninë Floriana ia ka dhënë fillimisht nënës së saj, dhe ajo ia ka transmetuar babait.
"Ia tregova, mamit. Ajo pastaj ia tha babit. Të dy u lumturuan shumë. Kanë dashur gjithmonë që unë të bëhesha nënë dhe të kisha një familje timen. Ata më kanë mësuar që fëmijët janë boshti dhe kuptimi i jetës", ka treguar Floriana.

(Fotoja e moderatores Floriana Garo e postuar në rrjetin e saj në Instagram)
Ajo është shprehur gjithashtu se në fillim të shtatzënisë, nuk ka pranuar të tregojë pasi është natyrë supersticioze, për Florianën është fëmija i parë. Ajo nuk na ka zbuluar ende emrin e vajzës, po teksa presim lindjen e saj, shijojmë foton e moderatores në muajin e tetë të shtatzënisë.
e.gj/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com